KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Varhelyi: Autorët e sulmit ndaj policëve në veri të sillen para drejtësisë
Politikë

Varhelyi: Autorët e sulmit ndaj policëve në veri të sillen para drejtësisë

Kosova News
Kosova News 18:32 -06/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioneri për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, gjatë një konference për media në Samitin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ka deklaruar se drejtësia duhet të flas për autorët që sulmuan policët në veri të Kosovës.

Varhelyi tha se qëndrimi i tyre ka qenë i qartë dhe se autorët në sulmin në veri të Kosovës duhet të dalin para drejtësisë.

“Së pari ne duhet të kemi një ulje të plotë të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës. Së dyti duhet të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate duke vënë në zbatim të gjitha marrëveshjet e mëparshme, përfshirë ata në Ohër. Së treti, të gjithë ata autorët duhet të sillen para drejtësisë dhe drejtësia jo vetëm që duhet të flas, pra autoritet serbe duhet që plotësisht të bashkëpunojnë me ne në lidhje me këtë çështje dhe kjo besoj që kjo është gjuhë e qartë, nuk mund të ketë ndonjë keqkuptim dhe një mendim personal lidhur me këtë çështje, për aq kohë sa Ballkani Perëndimor e mendon këtë zonë me si zona me totalin zero, atëherë duhet të ndryshojë kjo mendësi sepse Ballkani perëndimor do të pësojë, duhet të ndryshohet ky qartë dhe ndryshohet vetëm me dialogun Kosovë-Serbi”, tha Varhelyi, transmeton kp.

Ai shtoi se rreth 15 milardë euro kanë investuar në Ballkanin Perëndimor për të transformuar ekonomitë e këtij rajoni.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani tha se formati i dialogut Kosovë-Serbi duhet ngritur në nivelin e një konference normalizmi me planin franko-gjerman si udhërrëfyes për normalizimin.

“Ne presim që Serbia të nis një hetim serioz për grupin terroristë kriminal të përfshirë në sulmin e armatosur në veri të Kosovës, që pati një oficer policie të vrarë dhe një të plagosur, si dhe lidhjet e këtij grupi me trafikantët e armëve në Serbi apo diku tjetër“, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?