KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vance, paralajmërime për Evropën gjatë takimit të konservatorëve
Botë

Vance, paralajmërime për Evropën gjatë takimit të konservatorëve

Kosova News
Kosova News 17:55 -21/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nënpresidenti JD Vance paraqiti në vija të përgjithshme pikëpamjet e tij konservatore lidhur me politikën e jashtme, gjatë takimit vjetor të Konferencës së Veprimit Politik Konservator, në praninë e politikanëve të huaj që thonë se mbështesin agjendën e Presidentit Donald Trump.

Siç njofton Zëri I Amerikës, gjatë konferencës doli përsëri në pah ndryshimi i qëndrimit lidhur me aleancën SHBA-BE.

Nën Presidenti JD Vance paralajmëroi Evropën. “Natyrisht, do të vazhdojmë të kemi aleanca të rëndësishme me Evropën. Por se sa të forta do të jenë këto aleanca do të varet nga fakti nëse i udhëheqim shoqëritë tona në drejtimin e duhur”, tha Nënpresidenti.

Zoti Vance foli të enjten në Konferencën vjetore të Veprimit Politik Konservator. Takimi i këtij viti tërhoqi udhëheqës evropianë me prirje të djathtë nga Argjentina, Britania, Polonia, Hungaria dhe Italia.

Analistët thonë se ata po shohin në kohë reale procesin e shpërbërjes së një prej aleancave më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara.

“Mendoj se duhet ta trajtojmë shumë seriozisht atë që po ndodh në konferencën vjetore. Jemi dëshmitarë të një ndarjeje të Shteteve të Bashkuara nga aleatët tanë tradicionalë në Evropë, nga NATO-ja. Ky është një partneritet 80-vjeçar që tani duket se po pëson krisje. Mendoj se ky është një shqetësim për amerikanët dhe për Evropën”, thotë Jim Kessler nga Instituti “Third Way.

Por jo të gjithë evropianët kanë mospajtime me administratën e Presidentit Trump.

“Jepini fund luftës. Presidenti Trump ka të drejtë. Njësoj siç e ka deklaruar edhe kryeministri jonë, kjo luftë duhet të mbarojë sepse nuk na çon kurrkund. Është marrëzi. Qindra mijëra vetë po vdesin”, u shpreh Balázs Orban, drejtor politik i Kryeministrisë së Hungarisë.

Diana Iovanovici Șoșoaca, anëtare e Parlamentit Evropian që kryeson një parti të ekstremit të djathtë në Rumani, i tha Zërit të Amerikës se e kishte ftuar administrata e Presidentit Trump. Ajo tha se ishte hera e parë që merrte pjesë në Konferencën e Veprimit Politik Konservator. Ajo foli mbi pikëpamjet e përbashkëta me Presidentit Trump, qëndrime që sipas saj, çuan në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Rumanisë për t’i ndaluar pjesëmarrjen në garën presidenciale të vitit 2024.

“Sepse kam qëndrime kundër Bashkimit Europian, NATO-s, kundër nxitjes së luftës, apo çështje të ngjashme. Për shkak të deklaratave të mia për lirinë, sepse isha kundër vaksiminit ndaj Covid- it dhe sepse isha kundër maskave, unë isha zëri i Rumanisë, siç ju jeni Zëri i Amerikës dhe kjo u konsiderua si opinion anti-kushtetues dhe për këtë arsye nuk kisha të drejtë të zgjidhesha”, shprehet Shoshoaça.

Konferenca e Veprimit Politik Konservator ndikoi në ngritjen e zotit Trump në krye të politikave konservatore. Zoti Trump iu drejtua kësaj Konference gjatë mandatit të tij të parë; ndërsa në takimin vjetor të këtij viti, ai pritet ta mbajë fjalën të shtunën.

Gjithashtu lexoni:

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

Kosova News 21/02/2025 21/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror
20:08 -16/07/2026
Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe
18:39 -16/07/2026
Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
18:30 -16/07/2026
Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur
17:56 -16/07/2026
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë adreson te BE-ja deklaratën e ministres serbe
17:49 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?