Konsumatorët e Valës në Istog tani kanë në dispozicion internetin super të shpejtë 4G+ dhe 5G.
Telekomi i Kosovës dje, në këtë qytet, ka instaluar pajisjet e reja, ndërsa në fshatrat e kësaj komune, rrjeti do të modernizohet në ditët në vazhdim.
Gjithashtu, modernizimi i rrjetit në komunën e Klinës ka filluar tashmë dhe do të vazhdojë gjatë javës së ardhshme.
“Me kënaqësi i njoftojmë konsumatorët tanë se nëntori është muaji i përfundimit të modernizimit të plotë të rrjetit të Valës. Me përmbylljen e këtij projekti të madh e investiv, 100% e rrjetit VALA në të gjithë Kosovën do të jetë me teknologjinë 4G+, ndërsa mbi 65% e rrjetit do të jetë me 5G, duke përfshirë të gjitha qytetet, fshatrat e mëdha, si dhe disa zona tjera të rëndësishme” thuhet në njoftimin e Telekomit të Kosovës.


