Telekomi i Kosovës po vazhdon intensivisht transformimin digjital nëpër të gjithë territorin e Kosovës.
Telefonia mobile VALA tashmë ka lansuar teknologjinë 5G edhe në qytetin e Pejës.
Nga sot kryeqendra e Dukagjinit do ta ketë shërbimin 5G, kështu ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një postimi në Facebook.
Rizvanolli shprehu kënaqësinë për lansimin e shërbimit 5G në Pejë, një hap që do të transformojë mënyrën se si qytetarët komunikojnë dhe aksesojnë informacionin.
Ministrja vlerësoi punën e kompanisë VALA për ofrimin e kësaj teknologjie të avancuar.
“Peja po fillon javën me 5g! Punë e shkëlqyeshme VALA!”, ka shkruar ministrja.
Kujtojmë se muajt e fundit Telekomi i Kosovës ka lansuar rrejtin 5G nëpër të gjitha qytetet regjionale të Kosovës duke përfshirë edhe komunat më të thella sic është ajo e Dragashit.
Ndryshe, zëvendësimi i teknologjisë është pjesë e modernizimit të rrjetit mobil në të gjithë Kosovën, Telekomi i Kosovës synon që brenda këtij viti të përfundojë modernizimin e rrjetit në tërë vendin


