KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ushtria izraelite i ndalon edhe disa anije të tjera me ndihma për Gazën
Botë

Ushtria izraelite i ndalon edhe disa anije të tjera me ndihma për Gazën

Kosova News
Kosova News 12:19 -08/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Disa anije të tjera, që po përpiqeshin të dërgonin ndihma në Gazën e rrënuar nga lufta, janë ndaluar nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtare të mërkurën, njoftoi koalicioni Flotila e Lirisë.

Kjo është hera e dytë që Izraeli ndalon anije të tilla brenda kësaj jave.

Koalicioni Flotila e Lirisë (FFC) është rrjet ndërkombëtar i grupeve aktiviste propalestineze që organizon misione detare civile, me qëllim për ta thyer bllokadën e Izraelit ndaj Gazës dhe për të dërguar ndihma humanitare për palestinezët në enklavë, përcjell A2.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha në X se anijet dhe udhëtarët e tyre janë të sigurt dhe se ata janë dërguar në një port izraelit, nga ku pritet të dëbohen menjëherë.

“Një tjetër përpjekje e kotë për ta shkelur bllokadën detare ligjore dhe për të hyrë në një zonë lufte, përfundoi pa rezultat”, tha Ministria izraelite.

Ky është incidenti i dytë i këtij lloji në ditët e fundit, pasi Izraeli kishte ndaluar rreth 40 anije dhe kishte arrestuar më shumë se 450 aktivistë në një tjetër konvoj ndihmash, Global Sumud Flotilla, i cili gjithashtu po përpiqej të dërgonte ndihma në Gazë.

FFC-ja tha se forcat izraelite “kanë rrëmbyer flotën humanitare”, duke shtuar se “anijet janë ndaluar në mënyrë të paligjshme… Pjesëmarrësit – humanitarë, mjekë dhe gazetarë nga e gjithë bota – janë marrë kundër vullnetit të tyre dhe po mbahen në kushte të panjohura”.

“Forcat ushtarake izraelite nuk kanë juridiksion ligjor mbi ujërat ndërkombëtare”, shtoi koalicioni.

“Flotilja jonë nuk paraqet asnjë rrezik”, tha ai.

Anijet bartnin ndihma me vlerë mbi 110.000 dollarë. Ndihmat përfshinin ilaçe, pajisje respiratore dhe furnizime ushqyese të destinuara për spitalet e Gazës, shtoi FFC në llogarinë e vet në Instagram./ REL

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 08/10/2025 08/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?