Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë aktivitet e tyre për mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
Kësaj radhe po zhvillohen aktivitete që të ketë një ambient më të sigurtë dhe të pa rrezikshëm për jetën e qytetarëve.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se aktiviteti i fundit i kësaj natyre nga ushtarakët e FSK-së është realizuar në fabrikën metaliku të komunës së Gjakovës.
“Inspektimi i fundit është realizuar në fabrikën ,,Metaliku” të komunës së Gjakovës, ku është verifikuar gjendja e fuqive të mbetjeve industriale të ri-ambalazhuara në fillim të vitit nga Kompania e Materieve të Rrezikshme të FSK-së” shkroi Mehaj në Facebook.
Sipas tij FSK është e përkushtuar në eliminimin e të gjitha rreziqeve për të krijuar ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës./KosovaNews/


