KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Urime Ditëlindjen President Bill Clinton
Tjera

Urime Ditëlindjen President Bill Clinton

Kosova News
Kosova News 15:34 -19/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, sot i mbush 76 vjet.

Ai ishte presidenti i 42-të i Amerikës dhe iu gjet popullit të Kosovës në një kohë shumë të vështirë.

Bill Clinton
Bill Clinton – President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Rezistenca paqësore kundrejt regjimit serb kishte nisur prej kohësh me protesta masive që përfunduan të përgjakshme pasi shumë qytetarë civilë shqiptarë u rrahën nga forcat serbe – metodë kjo e frikësimit për t’i heshtur shqiptarët e Kosovës.

Demonstratat e vitit 1981

Me hyrjen udhëheqësit famëkeq të Serbisë në pushtet, Slobodan Millosheviq, në vitin 1989, autonomia e Kosovës brenda Jugosllavisë u revokua dhe dhuna, tortura, frikësimi, vrasjet e terrori u bë metoda e tij për adresimin e çështjes së shqiptarëve të Kosovës.

Sllobodan Millosheviq – president i Serbisë në Jugosllavi

Si rrjedhojë e rraskapitjes nga ky trajtim, shumë të rinj kosovarë si alternativë të vetme e panë largimin nga Kosova. Mirëpo një grup tjetër në vend të largimit, kishin zgjedhur të qëndronin në vendin e tyre dhe të fillonin rezistencën e armatosur, çka më vonë u bë e ditur si Ushtria Çlirimtare e Kosovës me shënjestrimin e forcave serbe në vitin 1996-’97.

Emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Pas shumë vizitave e takimeve me politikbërës të huaj të presidentit të atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova [i zgjedhur me votë prej shumicës dërrmuese të kosovarëve] për ta ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës dhe për ta gjetur një zgjidhje, lufta e shkallës së gjerë në Kosovë veçse kishte filluar.

Presidenti Ibrahim Rugova dhe Presidenti amerikan Bill Clinton

Në fillim të vitit 1998, sulmet e UÇK-së kundrejt autoriteteve jugosllave në Kosovë rezultuan me një prani të shtuar të paraushtarakëve dhe forcave të rregullta serbe, të cilët më pas filluan të ndjekin një fushatë hakmarrjeje që shënjestronte përkrahësit e UÇK–së.

Si rezultat forcat serbe vranë 1500 deri në 2000 civilë dhe luftëtarë të UÇK-së si dhe detyruan shpërnguljen e më shumë se 370000 shqiptarë të Kosovës deri në mars 1999.

Ata po ashtu kryen masakra të shumta ndaj civilëve e cila kulmoi me masakrën e Reçakut, ku u gjetën 45 trupa civilë të masakruar, ngjarje kjo që u filmua dhe e tronditi botën. Ish-shefi i misionit OSBE për Kosovë, William Walker nga vendi i ngjarjes i cilësoi masakrat si krim kundër njerëzimit.

William Walker, ish-shef i OSBE në Kosovë

Përpjekjet diplomatike po vazhdonin për ta ndaluar dhunën e shtetit serb mbi popullin e Kosovës. Presidentit të atëhershëm serb Slobodan Millosheviqit i ishin bërë disa propozime, mirëpo asnjë prej tyre nuk arriti që ta ndal luftën.

Pas refuzimit për nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë nga pala serbe, më 24 mars 1999, NATO nisi një fushatë ajrore bombardimi kundër forcave serbe e cila zgjati 78 ditë.

Lufta përfundoi me Traktatin e Kumanovës, të nënshkruar më 9 qershor, nga forcat jugosllave dhe serbe që ranë dakord të tërhiqeshin nga Kosova për t’i hapur rrugë një pranie ndërkombëtare.

Forcat e NATO-s hynë në Kosovë më 12 qershor.

Trupat e NATO-s në Kosovë

Më 24 mars, në ditën kur po fillonin bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, presidenti amerikan, Bill Clinton përmes një videoje iu drejtua popullit amerikan ku tregoi arsyet pse shteti të cilin ai e drejton po i bashkohet fushatës ajrore të NATO-s.

“Bashkëkohësit e mi amerikanë, sot forcat tona të armatosura u bashkuan me aleatët tanë të NATO-s në sulme ajrore kundër forcave serbe përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Ne kemi vepruar me vendosmëri për disa arsye”.

“Ne veprojmë për të mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga një ofensivë ushtarake në rritje. Ne veprojmë për të parandaluar një luftë më të gjerë, për të shpërndarë një kuti pluhuri në zemër të Evropës, e cila ka shpërthyer dy herë më parë në këtë shekull me rezultate katastrofike. Ne veprojmë të qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë për paqe. Duke vepruar tani, po i mbajmë vlerat tona, duke mbrojtur interesat tona dhe duke avancuar shkakun e paqes”.

Ai po ashtu tregon se pse ndjehet përgjegjës për të intervenuar ushtarakisht në Kosovë.

“Unë kam një përgjegjësi si president për t’u marrë me probleme të tilla si kjo para se të bëjnë dëm të përhershëm për interesat tona kombëtare. Amerika ka një përgjegjësi të qëndrojë me aleatët tanë kur ata përpiqen të shpëtojnë jetën e pafajshme dhe të ruajnë paqen, lirinë dhe stabilitetin në Evropë. Kjo është ajo që po bëjmë në Kosovë”.

Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008 dhe si rezultat i kontributit të Bill Clinton për çlirimin e Kosovës, është ngritur shtatorja e tij në hyrje të Prishtinës.

Bill Clinton dhe shtatorja e tij në Prishtinë

Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës.

Urime Ditëlindjen  President!

Gjithashtu lexoni:

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytetet e së ardhmes mund të ndërtohen me lavë

Së shpejti, chatbot do t’ju dërgojnë mesazhe “të pakërkuara”

Sa kohë mund të qëndrojë një foshnjë në ulësen e makinës? Ja çfarë duhet të dini para udhëtimit

Një veturë që futet kudo: Flat Fiat, vetura më e ngushtë në botë

A e lini derën e lavatriçes hapur pas larjes? Mjeshtrat nuk thonë pse kjo nuk duhet bërë

Kosova News 19/08/2022 19/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Rute: Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit
19:50 -06/07/2025
Bajrami: VV-ja po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues
19:18 -06/07/2025
Musliu: Serbia po e përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën
18:51 -06/07/2025
Kosova U18 pëson humbje nga Islanda
18:28 -06/07/2025
Peci publikon foto nga Mitrovica Veriore: Freski, qetësi e siguri në veri
18:03 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?