KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Uragani Milton zbret në Florida, raportohet për të vdekur
Botë

Uragani Milton zbret në Florida, raportohet për të vdekur

Kosova News
Kosova News 08:13 -10/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Uragani Milton ka zbritur në tokë në Florida, ka njoftuar Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC).

Stuhia e kategorisë 3 goditi brigjet pranë Siesta Key në kontenë Sarasota, me erëra të qëndrueshme prej 193 km/h.

Bëhet e ditur se më shumë se 1.5 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike.

Milton pritet të sjellë një stuhi vdekjeprurëse në pjesën më të madhe të bregut të Gjirit të Floridës, duke përfshirë zona me popullsi të dendur si Tampa, Shën Petersburg, Sarasota dhe Fort Myers.

Në kohën e rënies në tokë, gati 100,000 njerëz ishin në qendrat e evakuimit në të gjithë Florida, shkruan skynews.

Wow! Here's a clip from an Orlando, #Florida Live Traffic Cam just now showing the intense winds from #HurricaneMilton. 🥴 #flwx #Milton @NWSMelbourne pic.twitter.com/KkFlMj8TiA

— LiveCamChaser (@LiveCamChaser) October 10, 2024

Në lidhje me uraganin u deklarua edhe presidenti amerikan, Joe Biden.

Ai tha se Milton pritet të jetë “një nga uraganet më shkatërrues në Florida në më shumë se një shekull” ndërsa u bëri thirrje të gjithëve që të dëgjojnë këshillat e zyrtarëve lokalë.

Siç raportohet, para se Milton të arrinte në tokë, tornadot prekën të gjithë shtetin.

Të paktën dy persona u konfirmuan se ishin vrarë nga një tornado në kontenë St Lucie – një rajon juglindor në Fort Pierce.

Duke raportuar nga Tampa, ndërsa stuhia arriti në tokë 96 kilometra larg, korrespondenti amerikan i Sky News James Matthews tha se mund të ndjehet “fuqinë e saj shkatërruese”.

“Ata e kanë quajtur këtë një uragan historik. Më i fuqishmi që ka goditur këtë pjesë të Floridës për më shumë se 100 vjet”, tha Matthews.

“U reduktua nga një stuhi e kategorisë 5 në një stuhi të kategorisë 3 në kohën kur goditi, por kjo nuk do të thotë se nuk është jashtëzakonisht e fuqishme, jashtëzakonisht e rrezikshme dhe do të ketë një ndikim shkatërrues”, shtoi ai.

Ndryshe, të mërkurën, zyrtarët lëshuan paralajmërimet e fundit duke u kërkuar afro dy milionë njerëzve të largohen ose të përballen me shanse të pakta për të mbijetuar.

Pasi të kalojë Floridan, Milton pritet të dobësohet mbi perëndim të Oqeanit Atlantik, ndoshta duke rënë nën fuqinë e uraganit, por stuhitë do të vazhdojnë të përbëjnë kërcënim.

Gjithashtu lexoni:

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7

Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)

​“Nuk jemi Republikë Bananesh!” – Netanyahu nervozohet pas marrëveshjes së paqes

Kosova News 10/10/2024 10/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?