KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » URACult Classics ngjall emocione në Düsseldorf: Koncerti që ndihmoi fëmijët me autizëm
Botë

URACult Classics ngjall emocione në Düsseldorf: Koncerti që ndihmoi fëmijët me autizëm

Kosova News
Kosova News 15:37 -15/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Të freskëta janë ende kujtimet nga mbrëmja muzikore “URACult Classics” e para disa javësh e artdashësve të shoqatës URACult nga Köln. Ata kësaj radhe kishin vendosur të jenë në skenën e shtëpisë së bukur Palais Wittgenstein në Düsseldorf, aty ku para disa muajsh u prezantua edhe “ReVocal Ensemble” nga Kosova.

Në këtë mbrëmje maji, skena e Palais Wittgenstein u takoi virtuozeve Sihana Badivuku-Hoxha (violinë) dhe Zana Badivuku-Basha (piano).

Ato ngazëllyen publikun shqiptaro-gjerman me repertoarin e tyre të pasur me vepra kompozitorësh ndërkombëtarë dhe shqiptarë. Filluan me vepra të Bahut e Bramsit, vazhduan me ato të Bartokut, V. Beqirit e K. Aliçkajt etj., për të përfunduar me një interpretim kulminant të “Bareshës” së R. Mulliqit.

Një mbrëmje mbresëlënëse muzikore, madhësinë e së cilës e shtoi edhe karakteri humanitar i saj. Të gjitha të ardhurat nga hyrjet dhe donacionet e mbrëmjes, u vendos t’i dhurohen shoqatës Autizmi nga Prishtina e cila ofron shërbime terapeutike për fëmijët dhe të rinjtë me autizëm.

Të premten e kaluar, nënkryetarja e shoqatës URACult, Zethane Berisha, vizitoi qendrën në Prishtinë ku u mirëprit nga drejtoresha e shoqatës Hatixhe Hoxha dhe mbikëqyrësi i punës terapeutike Burhan Azizi ku edhe dorëzoi donacionin e mbledhur në Gjermani.

Me donacionin e URACult do të mundësohen seanca terapeutike falas për fëmijët dhe të rinjtë me autizëm.

“Jemi të lumtur që sado pak mundemi të ndihmojmë këtë organizatë të rëndësishme dhe shpresojmë të motivojmë edhe të tjerët të marrin shembullin tonë” tha përfaqësuesja e shoqatës nga Köln, gjatë bisedës me udhëheqësit e organizatës të cilët nuk kursyen fjalë mirënjohjeje për ndihmën nga Gjermania.

“I falënderojmë bashkatdhetarët tanë për këtë ndihmë. URACult veç është mik i fëmijëve me autizëm” shprehu falënderimin e saj drejtoresha Hoxha.

Që gati 11 vite, URACult është shoqata ndër më aktivet në diasporën shqiptare.

Kjo mbrëmje ishte shembull i shkëlqyeshëm i promovimit kulturor dhe sensibilizimit për njerëzit dhe familjet e tyre që kanë nevojë për ndihmë por edhe për organizatat që ofrojnë ndihmë profesionale.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 15/07/2025 15/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit
19:51 -14/07/2026
Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor
19:39 -14/07/2026
Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje
19:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?