Manchester United po konsideron të bëjë një ofertë për mbrojtësin e Interit, Federico Dimarco në afatin kalimtar të janarit.
United po kërkon të forcohet në dritaren e ardhshme të transferimeve pas fillimit të tyre jo të mirë në sezonin aktual.
Sipas TeamTalk, mbrojtësi i majtë Dimarco i ka lënë përshtypje trajnerit Erik ten Hag dhe u shtua në listën e objektivave pasi u monitorua nga ekipi i rekrutimit të klubit.
Megjithatë, “Djajtë e Kuq” do të duhet të paguajnë rreth 50 milionë funte për të bindur Interin që ta shesë atë.
United e sheh 25-vjeçarin si një zgjidhje për problemet e tyre të lëndimeve, duke qenë se ata kanë qenë pa Luke Shaw që nga gushti dhe nuk dihet se kur do të kthehet.
Ndërkohë, mbrojtësi tjetër i majtë Tyrell Malacia nuk është paraqitur fare këtë sezon për shkak të një dëmtimi muskulor.
United mund të përballet me konkurrencë në ofertën e tyre për të nënshkruar me Dimarco, i cili u bashkua me akademinë e të rinjve të Interit si fëmijë dhe u ngrit në rangjet.
Ai kaloi periudha huazimi te Ascoli dhe Empoli përpara se të bashkohej me skuadrën zvicerane Sion në një marrëveshje të përhershme.