KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » UNICEF-i kërkon të ndërpritet greva në arsim
Arsim

UNICEF-i kërkon të ndërpritet greva në arsim

Kosova News
Kosova News 10:17 -30/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka reaguar pasi greva në arsim ka hyrë në javën e pestë, duke thënë se është thellësisht i shqetësuar më këtë vonesë në fillimin e vitit shkollor. UNICEF-i ka reaguar ndaj vazhdimit të grevës së arsimit në Kosovë, duke kërkuar që të ndërpritet ajo.

UNICEF-i përmes një komunikate për media ka thënë se vonesa në fillimin e vitit të ri shkollor është veçanërisht shqetësuese duke pasur parasysh fokusimin në kompensimin e humbjeve si pasojë e pandemisë me COVID-19.

“Jemi duke e përjetuar një krizë globale në mësimnxënie, me gati dy të tretat e fëmijëve të moshës 10-vjeçare që nuk janë në gjendje ta lexojnë dhe kuptojnë një tekst të thjeshtë dhe privimi i vazhdueshëm i të drejtës për arsimim mund të ketë pasoja serioze në arritjet arsimore, shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve”, thuhet në komunikatë.

UNICEF-i kërkon që të vihet në plan të parë interesi i fëmijëve dhe të kthehet sa më shpejtë procesi mësimor.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka thënë, më 28 shtator, se i është drejtuar anëtarësisë greviste me një shkresë, përmes të cilës u ka kërkuar të japin mendimin e tyre për idenë që të pezullohet greva në arsim.

Si pasojë e grevave që kanë nisur në sektorin e arsimit më 25 gusht, mbi 300.000 nxënës kanë mbetur pa mësim.

Në fillim të këtij muaji, Qeveria e Kosovës ka paraqitur një pako për përballje me inflacionin, në kuadër të së cilës punonjësit e sektorit publik, përfshirë mësimdhënësit, përfitojnë nga 50 euro shtesë, nisur nga ky muaj./KosovaNews/

Mësuesja në pension e gatshme të japë mësim pa pagesë – shumë shkolla po votojnë kundër grevës

Gjithashtu lexoni:

Peci, pas takimit me numrin dy të KFOR-it: Po angazhohemi për hapjen e urave të bashkëpunimit

Konjufca dhe Schübel diskutojnë agjendën evropiane të Kosovës

Konjufca: Diaspora kosovare forcon lidhjet mes Kosovës dhe Zvicrës

Kurti: Beogradi zyrtar e shndërroi varrimin e Mlladiqit në manifestim shtetëror të glorifikimit të gjenocidit

PISA 2025: Nxënësit e Kosovës mbeten nën mesatare

TAGGED: greva, UNICEF
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?