KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » UNICEF: 130 fëmijë në situatë rruge në 8 komuna, shumica nga komunitetet joshumicë
Lajme

UNICEF: 130 fëmijë në situatë rruge në 8 komuna, shumica nga komunitetet joshumicë

Kosova News
Kosova News 11:17 -28/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

130 fëmijë në situatë rruge janë identifikuar në tetë komuna të Kosovës, sipas raportit “Fëmijët në situatë rruge”, që është publikuar të mërkurën nga zyra e UNICEF-it në Kosovë.

Sipas raportit ata janë të moshës 6-17 vjeç dhe u përkasin kryesisht komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Udhëheqësja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman, ka thënë se 95 për qind prej tyre e shohin varfërinë si shkaktarin kryesor që i ka shtyrë të dalin në rrugë.

“95 për qind e shohin varfërinë si shkakun kryesor. ‘Ne dalim që të ofrojmë para për familjen, pra që të blejmë bukë’. Një nga 5 familjet e përdor këtë formë për mbijetesë. Një realitet që i detyron familjet pavarësisht vetëdijes për rrezikun”, është shprehur Zicherman.

Sipas saj vetëm 1/4 e tyre e ndjekin shkollimin.

Zyrtarja për monitorim dhe vlerësim në UNICEF në Kosovë, Dida Dobranja, ka thënë se përgjigjet që më së shumti kanë marrë nga ta janë se ata kërkojnë lëmoshë ose punojnë.

“Kur i kemi pyetur se çka bëni me të ardhurat, shumica e tyre na kanë thënë se ua japim prindërve apo i përdorim për të blerë ushqim”, është shprehur Dobranja.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kjo kategori e fëmijëve është kategoria më e rrezikuar.

Sipas saj ata i ekspozohen rrezikut për trafikim, varfërisë e fenomeneve të tjera që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.

“Në janar të vitit të kaluar një pjesë e shërbimeve sociale kanë kaluar në Ministri të Drejtësisë. Që nga kjo kohë ne kemi marrë shumë veprime të cilat tregojnë përkushtimin tonë, që lidhet me adresimin e sfidave. Ligji për mbrojtjen e fëmijës punët që bëjnë fëmijët në rrugë i kategorizon forma të rrezikshme të punës”, është shprehur Haxhiu.

Por sipas saj asnjë praktikë legjislative nuk mund të jetë funksionale nëse nuk ka planifikim buxhetor. “Nuk mjafton të kemi vetëm ligje të mira por ato duhet të mbështeten edhe në aspektin financiar”, ka theksuar Haxhiu.

Ajo ka thënë se 35 organizata joqeveritare janë mbështetur me 1.5 milionë euro, e që sipas saj, pjesë e kësaj mbështetjeje kanë qenë edhe programe për fëmijët në situatë rruge.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se fëmijët në situatë rruge paraqesin shqetësim në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ai ka thënë se BE-ja është duke mbështetur dy qendra për shërbim ditor, të cilat sipas tij ofrojnë shërbime për këtë fëmijë.

“BE mbetet e përkushtuar që të vazhdojë mbështetjen për fëmijët në situatë rruge. Ne gjithashtu dëshirojmë të shohim mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve duke përmirësuar edhe kornizën ligjore”, është shprehur Szunyog.

Ndërkaq ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se ata si ministri vazhdojnë të bëjnë përpjekje që parandalim të braktisjes së shkollimit.

Ajo ka thënë se është viti i tretë me radhë që ndajnë subvencione për qendrat ditore për këta fëmijë.

“Kemi filluar edhe dhënien e bursave për të rinj të komuniteteve. Për ata që fillojnë studimet në bachelor e për ata të klasës 10-12. Identifikimi i këtyre fëmijëve është një hap tejet i rëndësishëm. Bashkëpunimi me komunat për trajtimin e secilit rast veç e veç dhe individualisht. Riintegrimi është zgjidhja e vetme efikase”, është shprehur Nagavci.

Gjithashtu lexoni:

Aksident tragjik në Pavlan të Pejës, një person humb jetën

Osmani pret sot liderë nga Antigua e Barbuda dhe Tanzania

Ministria e Mbrojtjes reagon ndaj artikullt të portalit “Nacionale”: Pozicionimi i brigadave serbe mbetet shqetësues

Haziri: LDK nuk voton për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme

​Paqartësi rreth marrëveshjes Kosovë-Danimarkë për të burgosurit

Kosova News 28/02/2024 28/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
80%
1 km/h
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Aksident tragjik në Pavlan të Pejës, një person humb jetën
09:46 -01/06/2025
Osmani pret sot liderë nga Antigua e Barbuda dhe Tanzania
09:43 -01/06/2025
Ministria e Mbrojtjes reagon ndaj artikullt të portalit “Nacionale”: Pozicionimi i brigadave serbe mbetet shqetësues
23:57 -31/05/2025
Ëndrra u bë realitet – PSG deklason Interin në finalen e Championsit dhe kompleton tripletën e artë
23:30 -31/05/2025
Ish-shefi i CIA-s zbulon vendin që mendon se Putini do ta sulmojë pas Ukrainës: E përmend shpesh në fjalimet e tij
21:46 -31/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?