KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ulje e temperaturave e reshje bore, IHMK-ja: Kujdes, nga ngricat në rrugë
Lajme

Ulje e temperaturave e reshje bore, IHMK-ja: Kujdes, nga ngricat në rrugë

Kosova News
Kosova News 08:24 -08/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar për ndryshim të theksuar kushteve meteorologjike. Sipas IHMK-së gjatë natës temperaturat kanë rënë dukshëm dhe ka pasur reshje bore.

Instituti ka paralajmëruar rrezik nga ngricat në sipërfaqet rrugore, trotuare, ura dhe zona të ekspozuara ndaj lagështisë së lartë.

“Do të regjistrohet një ndryshim i dukshëm i drejtimit dhe karakterit të erës. Era, e cila gjatë ditës ka fryrë nga drejtimi juglindor, gjatë orëve të natës do të ndryshojë kahun në drejtim të veriut dhe veriperëndimit, duke favorizuar depërtimin e masave ajrore të ftohta me origjinë veriore. Ky proces do të shoqërohet me rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit në të gjitha rajonet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Si pasojë direkte e këtyre zhvillimeve atmosferike, gjatë orëve të para të ditës së enjte (pas mesnatës), reshjet ekzistuese të shiut thuhet se pritet të kalojnë gradualisht në reshje bore.

“Fillimisht, reshjet e borës do të shfaqen në viset kodrinore dhe malore, ndërsa më pas, me avancimin e ajrit të ftohtë, bora pritet të përfshijë edhe viset e ulëta, duke krijuar shtresa bore edhe në zona fushore. Në viset malore, reshjet e borës tashmë janë të pranishme dhe në disa lokalitete po shënohen reshje të dendura, të cilat do të vazhdojnë edhe në orët dhe ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale thuhet se do të shënojnë ulje të theksuar, duke zbritur nën vlerat zero gradë Celsius, veçanërisht gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit. 

“Kjo do të krijojë kushte të favorshme për formimin e ngricave në sipërfaqet rrugore, trotuare, ura dhe zona të ekspozuara ndaj lagështisë së lartë. Ngricat, të kombinuara me shtresat e borës dhe erërat e ftohta, pritet të ndikojnë negativisht në sigurinë e qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftim.

Vështirësitë më të theksuara në komunikacion thuhet se priten në rrugët malore, akset dytësore dhe zonat me reliev të thyer, ku mund të ketë rrëshqitje dhe ngrirje të shpejtë të sipërfaqeve rrugore. 
“Për këtë arsye, autoritetet përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve rekomandohen të jenë në gatishmëri të shtuar, ndërsa pjesëmarrësit në trafik këshillohen të përdorin pajisje dimërore, të respektojnë distancën e sigurisë dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet reale të rrugës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, këto kushte meteorologjike thuhet se mund të kenë ndikim edhe në sektorë të tjerë, si bujqësia, furnizimi me energji elektrike dhe aktivitetet e përditshme të qytetarëve. 

IHMK-ja ka këshilluar qytetarët që të ndjekin me vëmendje njoftimet dhe paralajmërimet zyrtare meteorologjike, si dhe të marrin masa parandaluese për mbrojtjen e pronës dhe sigurinë personale në ditët në vijim.

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro

Kosova News 08/01/2026 08/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive
19:42 -23/07/2026
Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite
19:35 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?