KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia
Botë

Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia

Kosova News
Kosova News 19:14 -25/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bjellorusia fqinje, e cila njihet si aleate e Rusisë, por jo e përfshirë zyrtarisht në konflikt.

Njëzet raketa kanë shënjestruar fshatin Desna në rajonin Çernihiv, ka thënë ushtria ukrainase përmes një deklarate, duke shtuar se infrastruktura është goditur, por ende nuk ka raportime për viktima.

Bjellorusia ka ofruar mbështetje logjistike për Moskën prej kur kjo e fundit ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Edhe Bjellorusia, sikurse Rusia, është përballur me sanksione të Perëndimit.

“Sulmet e sotme janë të lidhura drejtpërdrejt me përpjekjet e Kremlinit për të përfshirë Bjellorusinë si bashkëluftëtare në luftën në Ukrainë”, ka thënë shërbimi ukrainas i inteligjencës.

Sulmet kanë ndodhur para një takimi të planifikuar për të shtunën mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij bjellorus, Alexander Lukashenko në Shën Petersburg.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. /REL/

Gjithashtu lexoni:

Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë

Zelensky kritikon Orbanin: Mos e shfrytëzo imazhin tim për propagandën tënde

New York Times: Amerikën po vazhdon ta tronditë afera “Shtabi i Përgjithshëm” i Beogradit

Të shtëna, panik dhe kaos – pamje të sulmit me armë në shkollën austriake që la dhjetë të vdekur dhe të tjerë të plagosur

Der Standard: 9 të vdekur në një shkollë në Graz të Austrisë

TAGGED: Bjellorusi, Lufte, Rusi, Ukraine
Kosova News 25/06/2022 25/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Publikohet tenderi, për ndërtimin e pesë shkollave të reja
13:55 -12/06/2025
26 vjet KFOR, Barduani bën homazhe për misionin më të madh të NATO-s
13:26 -12/06/2025
Abdixhiku prezanton programin 15 pikësh për Qeverinë e Unitetit, përmend rritjen e pagave dhe pakon emergjente për menaxhim të krizës energjetike
13:07 -12/06/2025
Promovohen dy shërbime të reja në eKosova
13:02 -12/06/2025
Kurti nga Prekazi: 12 qershori, simbol i kryengritjes dhe lirisë
12:22 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?