KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ukraina pret raport “pozitiv” nga KE-ja
Botë

Ukraina pret raport “pozitiv” nga KE-ja

Kosova News
Kosova News 18:33 -06/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ukraina pret një vlerësim pozitiv nga Bashkimi Evropian sa i përket përparimit të Kievit në rrugën drejt anëtarësimit eventual në BE në raportin që pritet të publikohet gjatë javës.

Kështu tha një zyrtare e lartë e Qeverisë ukrainase të hënën, duke shtuar se Kievi ka përmbushur të gjitha reformat që i janë kërkuar.

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Olha Stefanishyna, dha një intervistë për Reuters para se Komisioni Evropian të publikojë raportin të mërkurën. Kievi shpreson që në raport të rekomandohet që liderët e BE-së të vendosin në dhjetor për nisjen formale të bisedimeve për anëtarësim me Ukrainën.

“Dua të them se vlerësimi definitivisht do të jetë pozitiv sepse ne kemi qenë në kontakt të përhershëm me Komisionin Evropian, kemi diskutuar për hapat dhe kemi negociuar hapat që ne kemi arritur t’i zbatojmë”, tha Stefanishyna.

KE-ja tha në qershor se Ukraina ka përmbushur dy prej shtatë kushteve që më herët kishte vendosur BE-ja për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

“Mendoj se qëllimi i vlerësimit sa i përket shtatë hapave ka të bëjë me gjithçka që jemi pajtuar dhe ne i kemi zbatuar ato”, tha ajo.

Bisedimet për anëtarësim me një shtet kandidat zakonisht zgjasin për vite të tëra, pasi kërkohen që të përmbushen kritere ligjore dhe ekonomike para se një vend të bëhet anëtar i BE-së.

BE-ja, që aktualisht ka 27 anëtarë, po ashtu është shprehur kundër pranimit të një shteti që po zhvillon luftë, sikurse është rasti i Ukrainës, shtet që nga shkurti i vitit të kaluar po përballet me pushtimin rus.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 06/11/2023 06/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?