KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Uji depërton brenda AMF-së në Podujevë, komuna pagoi mbi 42 mijë euro për ndërtimin e saj
Ekonomi

Uji depërton brenda AMF-së në Podujevë, komuna pagoi mbi 42 mijë euro për ndërtimin e saj

Kosova News
Kosova News 15:12 -27/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qytetarët e fshatit Dumnicë të Komunës së Podujevës tre muaj më parë iu gëzuan faktit që tashmë fshati i tyre kishte një Ambulancë të Mjekësisë Familjare të re dhe nuk detyrohen të udhëtojnë për në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytet.

Për ndërtimin e kësaj ambulance Komuna e Podujevës ka paguar dy operatorë ekonomik, MEGRANT ING SH.P.K dhe RISAMONT SH.P.K në një vlerë prej 42,434,59 euro.

Mirëpo jo çdo gjë shkoi për së mbari. Pas finalizimit të punimeve kjo AMF pati mungesë të stafit shëndetësorë, e shërbimet shëndetësore nuk mund të ofroheshin për pacientët e kësaj ane.

Për më tepër se një vit kjo ambulancë funksionoi si zyre civile ndërsa në prill 2022, pas sigurimit të personelit, në këtë ambulancë filluan të ofrohen shërbimet shëndetësore për pacientët e fshatit Dumnicë e Poshtme, Dumnicë e Epërme, Llaushë e Epërme dhe Llaushë e Poshtme.

Por tre muaj pas funksionalizimit të kësaj ambulance reshjet e shiut kanë depërtuar brenda objektit dhe ka dëmtuar një pjesë të infrastrukturës së kësaj ambulance.

Sipas drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale, Driton Veliu, drenozat e kulmit të AMF-së kanë qenë të bllokuara dhe për pasojë nuk ka arritur të depërtojë uji sic duhet, por ai thotë se një problem i tillë është zgjidhur dhe se janë duke rregulluar pjesët e dëmtuara.

“Janë blloku më herët ollukët apo drenozat e kulmit ne kemi intervenu menjëherë në hapjen e tyre gjatë kësaj jave, po merremi edhe me dëmtimet insfrastrukturore të AMF-së”, u shpreh ai.

AMF është funksionale dhe pacientët janë duke pranuar trajtim mjekësore nga personeli shëndetësorë.

Veliu gjithashtu sqaron se afati i garancionit për Operatorët Ekonomik ka kaluar dhe nuk mbajën përgjegjësi më për infrastrukturën në këtë ambulancë./Gsh/

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Murati takojnë drejtues të Odës Ekonomike të Gjenevës

Kurti pret Kryetarin dhe anëtarët e Odës Ekonomike të Gjenevës

Kurti për shtesat e lehonave: Në të kaluarën s’merrnin asnjë cent

Për rastin ‘salmonela’, Piraj: Asgjë s’ka hyrë në treg, po sulmojnë imazhin tonë dhe të prodhimeve vendore

Nga 170 në 325 €: Dalin shtesat e rritura për lehonat – Murati: Një mbështetje që s’ka ekzistuar para katër vjetësh

Kosova News 27/07/2022 27/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
few clouds
35° _ 34°
31%
3 km/h
Thu
37 °C
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Aksident në Vitomiricë të Pejës, lëndohen 7 persona
22:36 -26/06/2025
LDK-ja: Ftojmë grupin më të madh parlamentar të kontribuojë në konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve
22:14 -26/06/2025
Bajrami: Vendimi i Kushtetueses solli qartësi, por mungon përgjigjja për rastin e moskonstituimit brenda afatit
21:40 -26/06/2025
Faton Peci zyrtarisht kandidat i VV-së për Mitrovicën
21:35 -26/06/2025
Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet, dhe të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim
20:40 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?