KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Uglanin: Protesta në veri është sinjal për intensifikim të tensioneve
Politikë

Uglanin: Protesta në veri është sinjal për intensifikim të tensioneve

Kosova News
Kosova News 23:59 -12/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin, ka thënë se protesta e sotme e organizatës së pensionistëve në Mitrovicë të Veriut u organizua nën hijen e Listës Serbe.

Ai ka thënë se kjo protestë është sinjal për intensifikimin e tensioneve në ditët në vijim.

“Informata nga terreni është që sonte ka dalë një organizatë e re ‘Mbrojtja Popullore’ të cilët kanë shpërndarë fletushka që të përgjigjen kundër policisë dhe kundër administratës komunale përmes koktejeve, gurëve dhe gjërave të tjera”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se thirrja është bërë gjithashtu edhe përmes rrjeteve sociale.

Sipas tij, përmes protestave po dalin organizata të ndryshme të cilat po funksionojnë në pjesën veriore.

“Përmes kësaj organizate të re janë edhe ‘Mbrojtja Civile’ dhe grupe të tjera që përdoren për destabilizim të situatës. Tash siguria është në nivel më të lartë për shkak të pranisë së Policisë në pjesën veriore. Janë shumë organizata që po funksionojnë në pjesën veriore. Intensifikimi i tensioneve në ditët në vijim do të bëhet në mënyrë individuale. Po shihet njëfarë qetësie, që tregon se janë të përgatitur për të bërë eksese. Përmes fletushkave po bëjnë thirrje që të sulmohen organet e sigurisë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se sheh rrezikshmëri për policët e Kosovës, prandaj sipas tij duhet bërë kujdes.

Uglanin ka deklaruar se për banorët serbë mund të jetë problem përdorimi i euros, dhe tensionet në veri do të thirren në krizë humanitare.

“Serbët do të mundohen që sa më shumë ta zgjasin kohën e përdorimit të dinarit. Këtu ende po funksionon dinari, po ashtu edhe euroja. Por adaptimi me dinarë do të marrë deri në 6 muaj. Është shumë i vështirë transicioni në afat të shkurt”, ka thënë ai ne KTV.

Sipas tij, ka persona të cilët kanë gatishmëri për të punuar në administratë, porse ata kërcënohen nga strukturat paralele.

Në komunat veriore shpërndahen fletushka ku bëhet thirrje për rezistencë dhe kërcënime ndaj kryeministrit Kurti dhe Policisë së Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Kërcënon Vuçiq: Gjërat po ndryshojnë nëpër botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

“Pak ose fare vëmendje” dhe “Kosova të bëhet gati”, reagimet për deklaratën e Trump

Kuvendi në bllokadë, Kushtetuesja thekson se po e shqyrton me prioritet kërkesën e iniciuar nga AAK

Hetemi inauguron Zyrën e Noterisë në Leposaviq

Komuna e Prishtinës i zotohet KRM “Pastrimi” për pagesën e borxhit prej 2.5 milionë eurove

Kosova News 12/02/2024 12/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-ja në stërvitje të avancuar në Luiziana
23:07 -17/06/2025
Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
23:04 -17/06/2025
Zeniti konfirmon tërhiqjen nga gara për Mirlind Dakun: Kërkesa financiare, pengesa kryesore
21:41 -17/06/2025
Prindërit që bëjnë këto 6 gjëra rrisin fëmijë të pjekur emocionalisht
20:58 -17/06/2025
Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj
20:55 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?