KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » UEFA pranon 30 milionë kërkesa për bileta, tifozët shqiptarë ndër kërkuesit më të mëdhenj
Sport

UEFA pranon 30 milionë kërkesa për bileta, tifozët shqiptarë ndër kërkuesit më të mëdhenj

Kosova News
Kosova News 18:32 -18/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

UEFA ka bërë të ditur se ka pranuar 30 milionë kërkesa për bileta për ndeshjet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

UEFA vlerësoi se “numri i lartë i kërkesave për bileta në fazën e dedikuar të shitjes për tifozët e ekipeve pjesëmarrëse nënvizon një interes të madh për turneun final të shumëpritur në Gjermani”.

“Euro 2024” do të nisë më 14 qershor dhe do të mbyllet me finalen e madhe, më 14 korrik 2024.

Faza e aplikimit për bileta kushtuar mbështetësve të ekipeve kombëtare pjesëmarrëse u mbyll sot dhe tifozët treguan një interesim të madh për të qenë pjesë e finaleve të Evropianit.

Çdo Federatë e Kombëtareve pjesëmarrëse mori 10,000 bileta për tifozët e tyre për çdo ndeshje dhe disa Federata kanë shitur me sukses të gjitha biletat te tifozët e tyre. Biletat e mbetura do të ndahen si pjesë e shortit të zhvilluar nga UEFA.

UEFA njoftoi se në total janë kërkuar mbi 30 milionë tiketa nga 206 vende të ndryshme, gjatë periudhës prej 2 deri më 12 dhjetor. Krahasuar me fazën e parë të aplikimit për publikun e gjerë, në të cilën 35% e biletave u kërkuan nga tifozët jashtë Gjermanisë, gjatë kësaj faze numri i aplikimeve u rrit në 59%.

Nga UEFA u bë e ditur se tifozët shqiptarë janë ndër kërkuesit më të mëdhenj të biletave.

“Përveç tifozëve të Gjermanisë, më shumë bileta u kërkuan nga tifozët që mbështesin Turqinë, Hungarinë, Anglinë, Shqipërinë dhe Kroacinë”, shkroi UEFA.

Deri në fund të janarit tifozët do të njoftohen nëse kanë siguruar biletë përmes shortit.

Kujtojmë se Kombëtarja e Shqipërisë është pjesë e Grupit B, bashkë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Gjithashtu lexoni:

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?

Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin

Kosova News 18/12/2023 18/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?