Legia Warszawa nuk do të ketë tifozë në pesë ndeshjet e ardhshme jashtë fushe të garave evropiane.
Për dënimin ka njoftuar të mërkurën UEFA.
Kjo pas kaosit që ka shkaktuar tifozëria e skuadrës polake para ndeshjes së muajit të kaluar me Aston Villan në kuadër të Conference League, me ç’rast edhe skuadra e Premier League kishte paraqitur ankesë në UEFA.
Klubi polak gjithashtu është gjobitur me 100 mijë euro.


