KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » UA për vlerësimin e nxënësve është pritur mirë nga palët e interesit
Arsim

UA për vlerësimin e nxënësve është pritur mirë nga palët e interesit

Kosova News
Kosova News 12:37 -26/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Për ndarjen e vitit shkollor në dy periudha, ashtu siç e parashikon tashmë udhëzimi i ri administrativ, ekspertët thonë se ky vendim është i mirëseardhur, derisa theksohet se ende mungojnë vlerësimet nga reforma kurrikulare. Ndërkohë, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thanë se ky udhëzim është bërë për arsye të një vlerësimi sa më të drejtë, transparent dhe valid për nxënësit.

Me udhëzimin e ri Administrativ, i cili do të ndajë vitin shkollor në dy periudha mësimore, do të bëhet edhe ndryshimi i vlerësimit të nxënësve. Njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, tha se reforma e iniciuar për reduktim të periudhave të vlerësimit nga tre në dy është e mirëseardhur. Por, sipas tij, në të njëjtën kohë kjo dëshmon që ende mungon në një vlerësim i reformës kurrikulare e filluar më parë, pjesë e së cilës ishte edhe ky ndryshimi në vlerësim.

“Reforma e iniciuar për reduktim të periudhave të vlerësimit nga tre në dy është e mirëseardhur. Por, në të njëjtën kohë na dëshmon që ende mungojmë në një vlerësim të reformës kurrikulare të filluar disa vite më parë, pjesë e së cilës ishte edhe ky ndryshimi në vlerësim. Mirëpo, po ashtu duhet të kuptojmë që frekuenca e periudhave të vlerësimit nuk nënkupton domostoshmërisht një vlerësim real apo më të besueshëm të nxënësve, është standardizimi i vlerësimit ai ndryshimi që shpresoj të ndodh që mund të ketë ndikim të drejtpërdrejt në cilësi”, tha ai.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit, ka theksuar se udhëzimi i ri administrativ, i cili ndan vitin shkollor në dy gjysmëvjetorë, është bërë për arsye të një vlerësimi sa më objektiv, të drejtë, transparent dhe valid për nxënësit. Këshilltarja për media në këtë ministri, Iliriana Pylla, tha se ndryshimi i këtij dokumenti është iniciuar me kërkesë ët vazhdueshme nga mësimdhënësit, nxënësit si dhe nga prindërit.

“Pas shumë analizave, është vlerësuar se ndarja e vitit shkollor në tri periudha siç ishte deri tani, paraqet vështirësi e sfida të shumta. Ka qenë edhe një ngarkesë e panevojshme administrative. Ky udhëzim administrativ, do të reflektojnë në përmbajtje cilësore të vlerësimit të nxënësve. Do të ketë shkarkim të punëve administrative për mësimdhënësit”, tha ajo.

Udhëzimi administrativ për vlerësimin e nxënësve sipas Kornizës së Kurrikulës, ka qenë në diskutim publik deri më 23 qershor, ndërsa është bërë e ditur se ndryshimi i vlerësimit të nxënësve është pritur mirë nga të gjitha palët e interesit./rtk/

Gjithashtu lexoni:

​Arrestohen katër persona pak para se të shkonte Kurti në veri, u munduan ta pengojne eskorten e kryeministrit Kurti

Sveçla: Stacioni policor i ka munguar me dekada Zubin Potokut, objekt shembull

Policia sot vendos gurthemelin e stacionit policor në Zubin Potok

Kurti, në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

TAGGED: palet, Udhezimi, vleresimi
Kosova News 26/06/2022 26/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Qytetarët serbë paralajmërojnë bllokadë në rrugën për në Merdarë – QKMK u bën thirrje udhëtarëve të shmangin këtë pikë
19:27 -01/07/2025
Varri i Leze Qenës në gjendje të mjerueshme – pa emër dhe i lënë në harresë
19:12 -01/07/2025
Manchester City mbyll sezonin pa asnjë trofe
19:09 -01/07/2025
Shqipëria hedh një hap tjetër drejt integrimit në BE
18:58 -01/07/2025
Danimarka e ka prioritet zgjerimin e BE-së
18:34 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?