Në kuadër të planit operativ “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe skuterëve”, të zhvilluar më 31 maj 2026, në rrugën “Shaban Viça” në Ferizaj, Policia ka ndaluar dhe ndëshkuar dy drejtues motoçikletash, të cilët po qarkullonin në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.“Ndaj personit me inicialet R.M. (25 vjeç) është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh për mosposedim të kategorisë përkatëse A, 3 pikë negative, si dhe masë mbrojtëse prej tre muajsh heqje e patentë-shoferit. Po ashtu, ai është gjobitur edhe me 200 euro për qarkullim me motoçikletë të paregjistruar dhe pa targa”, bënë të ditur policia.“Edhe ndaj personit me inicialet A.V. (25 vjeç) janë shqiptuar të njëjtat masa: 500 euro gjobë për mosposedim të kategorisë përkatëse A, 3 pikë negative, tre muaj heqje e patentë-shoferit, si dhe 200 euro gjobë për motoçikletë të paregjistruar dhe pa targa”, thuhet nga policia.Policia thekson se për shkak të mungesës së dokumentacionit të rregullt, policia ka konfiskuar edhe të dy motoçikletat.
Gjithashtu lexoni:
Kosova News


