KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Plasin grushtet mes dy policëve në Prishtinë, suspendohen pasi u rrahën gjatë detyrës
Siguri

Plasin grushtet mes dy policëve në Prishtinë, suspendohen pasi u rrahën gjatë detyrës

Kosova News
Kosova News 17:06 -25/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një incident mes dy zyrtarëve policorë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Stacionin Policor “Jugu” në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshjeje ata dyshohet se janë përfshirë edhe në rrahje. Lidhur me rastin, IPK ka nisur hetimet dhe ka rekomanduar suspendimin e tyre.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka, bëri të ditur se nga veprimet fillestare hetimore ekziston dyshimi se dy policët, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin dhe po hetohen për veprën penale “Sulm”.

“Duke ju referuar kërkesës suaj, Inspektorati Policor i Kosovës ju konfirmon se është njoftuar për këtë rast. Nga veprimet fillestare hetimore të ndërmarra nga Inspektorati Policor i Kosovës ekziston dyshimi se mbrëmë dy zyrtarë policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare brenda objektit të Stacionit Policor Jugu janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin dhe se të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale ‘Sulm’”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të IPK-së.

Sipas IPK-së, hetuesit janë në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Po ashtu, IPK ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të përfshirë në rast, deri në përfundimin e procedurave hetimore.

“IPK ka rekomanduar Policinë e Kosovës për suspendimin e dy zyrtarëve policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast”, thuhet më tej në konfirmimin e institucionit.

Inspektorati Policor i Kosovës ka theksuar se çdo veprim i zyrtarëve policorë që cenon integritetin policor apo ndikon negativisht në profesionalizmin e Policisë së Kosovës do të trajtohet me seriozitet të plotë./lajmi.net/

Gjithashtu lexoni:

KMDLNJ: Vendimi për ish-krerët e UÇK-së mund të shpallet mes shtatorit dhe nëntorit 2026

Anketa e WeBalkans: Policia e FSK-ja institucionet më të besueshme në vend

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit që planifikoi vrasje me pagesë

Apeli prish vendimin që i lejonte nënës ta merrte fëmijën jashtë Kosovës, rasti kthehet në rigjykim

Kosova News 25/06/2026 25/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
overcast clouds
30° _ 29°
35%
4 km/h
Thu
30 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C

Lajmet e Fundit

700 milionë dollarë, aeroplanët luftarakë turq pritet të forcohen me motorë amerikanë
17:54 -25/06/2026
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
17:51 -25/06/2026
Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri
17:37 -25/06/2026
Merz kërkon nisjen e menjëhershme të bisedimeve për paqe në Ukrainë
17:33 -25/06/2026
Si Mark Rutte u mbijetoi skandaleve dhe u bë figura më e diskutuar e NATO-s
17:24 -25/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?