KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » U përuruan masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesën sociale me 25 familje në Malishevë
Ekonomi

U përuruan masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesën sociale me 25 familje në Malishevë

Kosova News
Kosova News 16:40 -12/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në komunën e Malishevës u përuruan masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesën sociale ku jetojnë 25 familje, përfshirë tri gra kryefamiljare, financuar në kuadër të pakos emergjente të Bashkimit Evropian për Kosovën.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se ky investim është realizuar falë mbështetjes së BE-së pas kërkesës së Qeverisë në vitin 2022 për t’u përballur me krizën energjetike. Sipas saj, projekti ka për qëllim uljen e konsumit të energjisë në të gjitha shtresat e shoqërisë, ndërsa kursimi në këtë ndërtesë arrin në 79 për qind.

“Është kënaqësi që të përurohet investimi në banesën sociale që kemi mbrapa, ku jetojnë 25 familje të Malishevës, duke përfshirë edhe tri gra kryefamiljare. Në vitin 2022, kur kemi kërkuar ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me krizën energjetike, ne kemi hasur në mirëkuptim dhe reagim të shpejtë si dhe bashkëpunim shumë të mirë në dizajnimin e projektit. Qëllimi ynë si qeveri ka qenë që të ulim konsumin e energjisë në të gjitha shtresat, edhe te popullata, edhe te bizneset. Kursimi i energjisë në këtë ndërtesë është 79 për qind të investimeve. Banorët do të kenë një ambient më të shëndetshëm pa myk, më të ngrohtë dimrit dhe më të freskët verës. Kjo është një ndër 28 ndërtesa në 13 komuna të Kosovës, projekt me financim të BE-së në kuadër të pakos emergjente prej 6 milionë euro, 90 për qind i financuar nga BE-ja dhe 10 për qind nga komunat. Ne si qeveri jemi shumë rehat që ta rrisim financimin për efiçiencën e energjisë”, tha Rizvanolli.

Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar të mbështesë Kosovën në reformat dhe investimet e nevojshme për dekarbonizimin e sektorit të energjisë.

“Ne presim me padurim zbatimin e planit të rritjes, agjendës së reformave dhe planit të investimeve që do ta përshpejtojnë Kosovën dhe do ta lëvizin drejt një tranzicioni drejt energjisë së pastër dhe integrimit”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e vlerësoi këtë projekt si një investim që rrit cilësinë e jetës së banorëve të kategorive sociale dhe ul ndjeshëm shfrytëzimin e energjisë, duke e cilësuar si “dy përfitime të jashtëzakonshme” për komunën.

“Sot e gëzojmë një privilegj, sepse po bëjmë përurimin e një objekti të kategorive sociale të popullsisë, e cila është shumë në nevojë. Ka rol të madh, sepse rrit cilësinë e jetës së banorëve të kategorisë sociale dhe zvogëlon shfrytëzimin e energjisë. Për ne janë dy benefite të jashtëzakonshme”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi

Kalim ilegal i kufirit, ndalohen katër persona në Gjilan dhe Han të Elezit

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kosova News 12/08/2025 12/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit
14:35 -25/07/2026
Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano
14:07 -25/07/2026
UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27
13:50 -25/07/2026
Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe
13:39 -25/07/2026
Shkencëtarët zbulojnë tetë shpella në Mars, të përshtatshme për jetesë
13:29 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?