KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ‘U përlesh’ me truprojat e kryeministrit, e moshuara tregon pse tentoi ta takojë Edi Ramën
Rajon

‘U përlesh’ me truprojat e kryeministrit, e moshuara tregon pse tentoi ta takojë Edi Ramën

Kosova News
Kosova News 16:23 -07/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pamjet e një të moshuare që përpiqej me ngulm të fliste me kryeministrin Edi Rama gjatë një vizite të tij në Vlorë janë bërë virale në rrjet.

82-vjeçarja Katina Thanasi, ka rrëfyer të gjithë përplasjen me forcat e rendit dhe bisedën që pati me kreun e qeverisë.

Katina tregoi se për t’u afruar te Rama, u shty me disa efektivë policie dhe truproja të kryeministrit.

Ajo thotë se nuk kishte ndërmend të tërhiqej pa e takuar dhe pa i shprehur shqetësimin që ka për kanalin afër banesës së saj, i cili, sipas saj, nuk është pastruar prej më shumë se dy vjetësh.

“Jam Katina Thanasi, 82 vjeçare. Doli Rama, më rrethuan policët se s’donin të më linin ta takoja. I shtyva, më shtynë. Më thanë do të arrestojmë. I thashë: ‘S’më arrestoni dot, s’kam bërë ndonjë gjë.’ E thirra Ramën: ‘Mos ik, se të dua për kokë të djalit!’ Ai ndaloi. Më pyeti: ‘Pse bërtet?’ dhe unë i tregova hallin: kanali duhet pastruar”, tregoi ajo për Euronewsal.

Katina tha se problemin e kanalit ia ka parashtruar edhe kryetarit të bashkisë, por për afro tre vjet nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

“I thashë edhe Ramës që kam dy vjet e gjysmë që i lutem bashkisë të më pastrojnë kanalin dhe nuk kanë ardhur. Kam frikë nga mushkonjat, nga mbeturinat, nga qentë e ngordhur që i hedhin aty,” u shpreh ajo.

E pyetur nëse pas takimit me kryeministrin pret që çështja të zgjidhet, ajo shprehet skeptike.

“Nuk kam shpresë pa e parë me sy. Dy djem erdhën dhe pyetën nëse mund të hyjnë te toka e fqinjit për ta pastruar, por ende nuk kanë hyrë. Thonë që s’lejohen,” thotë 82-vjeçarja.

Edhe pse takimi me Ramën ishte moment i veçantë për të, Katina mbetet e vendosur: “Nëse nuk vijnë ta pastrojnë, nesër jam sërish aty. Për kokë të djalit tim, nuk ndalem!” – përfundon ajo.

Gjithashtu lexoni:

Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK, dikur ishte akuzuar se kishte planifikuar të vriste Albin Kurtin

Një person nga Manastiri qëlloi ndaj policisë, plagoset dhe arrestohet

Mickoski për ndryshimet kushtetuese: Vendi nuk do të hyjë në asnjë proces pa një marrëveshje të qartë

Zjarri në afërsi të Bllacës, Maqedonia e Veriut mbyll kufirin me Kosovën

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Kosova News 07/07/2025 07/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Porsche thotë se Taycan është vetura më e mirë elektrike në botë
22:17 -07/07/2025
Kjo kompani ju paguan për t’i skanuar valët e trurit tuaj dhe për t’i transformuar ato në art
22:15 -07/07/2025
Turqia prezanton robotin inteligjent për zbulimin e minave
22:11 -07/07/2025
Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK, dikur ishte akuzuar se kishte planifikuar të vriste Albin Kurtin
22:09 -07/07/2025
Lladrovci i bindur: Kandidat për kryetar të Drenasit ka veç një, e ai jam unë
22:05 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?