KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » U ndalohet hyrja në Kosovë dy serbëve, Qeveria tregon në detaje pse u mor ky vendim
Politikë

U ndalohet hyrja në Kosovë dy serbëve, Qeveria tregon në detaje pse u mor ky vendim

Kosova News
Kosova News 19:23 -10/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Institucionet e Republikës së Kosovës u kanë ndaluar sot hyrjen në Kosovë, Dimitrije Markoviq dhe Nenad Jeremiq. Vendimi për ndalim të hyrjes është bërë për shkak të aktivitetit të tyre kundër sovranitetit dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit për media të Qeverisë së Kosovës, Markoviq dhe Jeremiq njihen për elemente pro-ruse, ndërsa duke përdorur mbulesën e aktiviteteve humanitare, në vazhdimësi kanë përhapur propagandë kundër Kosovës, duke nxitur kështu urrejtje ndëretnike, me qëllim të dëmtimit të imazhit të vendit dhe paraqitjes jo të drejtë të gjendjes së komunitetit serbë në Kosovë.

“Në muajin korrik të këtij viti, Bashkimi Evropian kishte tërhequr vëmendjen për rritjen e rrezikut nga grupet e ekstremit të djathtë në rajonin e Ballkanit Perëndimorë. Njëri nga të ndaluarit, në vazhdimësi ka qenë shoqërues dhe anëtar i organizatës së ekstremit të djathtë “Fronti i Solidaritetit Evropian për Kosovën – ESFK” gjatë vizitave të tyre në Kosovë, në përbërje të shtetasve çekë, gjerman, etj. Kjo organizatë promovon ndjenjat anti-perëndimore, ndërsa mbështetë lidhjet e ngushta me Rusinë”, thuhet në njoftim.

Sipas Qeverisë, ESFK u klasifikua në mesin e lëvizjeve ekstremiste të krahut të djathtë në “Raportin mbi ekstremizmin në territorin e Republikës Çeke”, të publikuar në vitin 2013 nga Ministria e Brendshme e Republikës Çeke.

- Reklamë -

“Në vitin 2019, organet e sigurisë së Republikës së Kosovës, kishin ndaluar tetë anëtarë të kësaj organizate, të cilët kishin planifikuar ngritjen e një droni mbi stadiumin “Fadil Vokrri” me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

“Dogodine u Pri Z renu” (vitin e ardhshëm në Prizren), është njëra ndër fotografitë e shumta me prapavijë të Presidentit rus Vladimir Putin, e publikuar në rrjetin social të Markoviq”, thuhet në njoftim.

Sipas Qeverisë, Markoviq njihet edhe për raporte të afërta me zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, respektivisht me ish kreun e kësaj zyre, Andrei Lisovoi.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Kosova News 10/09/2022 10/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?