Partia Demokratike Kosovës sot ka prezantuar kryesinë e re, përveç emrave të njohur të kësaj partie në kryesinë qëndrore të kësaj partie është zgjedhur edhe këngëtari Genc Prelvukaj.
Prelvukaj vite më parë kishte qenë aktiv në PDK-së duke mbajtur disa pozita politike mirëpo ai para 4 vitesh kishte pushuar aktivitetin në këtë parti duke shfaqur paknaqësi të shumta.
Madje me 19 prill 2020 ai kishte reaguar përmes një statusi në facebook duke e akuzuar rëndë Partinë Demokratike të Kosovës.
“Partia Demokratike e Kosoves eshte nje formacion politik i perbere momentalisht nga dy shtresa njerezore : Shtresa e pare jane nje grumbull profiteresh e hajdutesh te cilet e kane rrembyer partine duke infiltruar njerez te pasakte ne pozita te rendesishme partiake me crast kane perzene shume personalitete te vyera.
Shtresa e dyte e perbere nga njerez te sakte, patriote dhe te drejte. Parimore dhe qe vertete e duan kete vend me shume se cdo gje tjeter. Te tille qe nuk jane ndotur asnjehere dhe kane rezistuar ndaj cdo lloj tundimi per perfitim te paligjshem ekonomik. Shumica e tyre nuk ndodhen te pozicionuar brenda struktures udheheqese, jane shmangur dhe pasivizuar shkaku i marrise te shtreses se pare” kishte shkruar Prelvukaj në profilin e tij në facebook në atë kohë.
Pra me këtë shkrim Prelvukaj kishte lënë të kuptohet se shumica e njerëzve që udhëheqnin PDK në atë kohë ishin profitera dhe hajduta ndërsa tani pas rikthimit të tij në këtë parti si anëtar kryesie nuk dihet se kush nga hajdutët dhe profiterët është larguar që ta kenë shtyrë z.Prelvukaj që t’i bashkohet përsëri kësaj partie.
Reagimin e tij e kishin publikuar disa media në atë kohë dhe ende ndodhet nëpër arkivat e internetit ndërsa Genc Prelvukaj e ka fshirë shkrimin nga faqja e tij në facebook.
https://gazetainfokus.com/genc-prelvukaj-akuzon-pdk-ne-jane-grumbulluar-profitere-e-hajdute/