Drejtoria për hetimin e trafikimit ne narkotik (DHTN) ka arrestuar tre persona në Prishtinë për trafikim me substanca narkotike.
Të dyshuarit janë kapur gjatë shitblerjes së narkotikëve.
Njësiti i DHTN-së ka kontrolluar shtëpitë e tyre dhe ka konfiskuar marihuanë.
“Nga njësiti i DHTN-së janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë kapur gjatë shit-blerjes së substancave narkotike. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar 782 gramë substance narkotike e llojit marihuanë, një peshore dhe 942.5 euro”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim te prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


