KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » U dhunua brutalisht nga 4 policë grekë, flet shqiptari: Më kanë sakatuar, me zor lëviz
Politikë

U dhunua brutalisht nga 4 policë grekë, flet shqiptari: Më kanë sakatuar, me zor lëviz

KosovaNewss
KosovaNewss 11:48 -14/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Saimir Zefi, shqiptari nga Puka, i dhunuar në burgun grek nga 4 policë, ka publikuar një video nga qelia ku po mbahet i burgosur ku sqaron të gjitha rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Zefi thotë se pasi u dënua në mungesë nga gjykata në Korydallos, ky i fundit kishte kërkuar që të ishte i pranishëm gjatë seancës, por kjo kërkesë për të drejtat e tij, ka sjellë reagimin e ashpër të gardianëve grekë të cilët e kanë dhunuar brutalisht.

Dhuna e ushtruar ndaj tij ka qenë aq brutale sa mezi arrin të lëvizë. Ndërsa kërkon nga shteti shqiptar që të ndërhyjë për t’i garantuar të drejtat e tij në shtetin grek.

“Përshëndetje, jam Saimir Zefi. Kishim një çështje para disa ditësh në Korydallos, më çuan në datën 1 atje. Nuk shkova në gjykatë se nuk më çoi policia, u dënova në mungesën time, kërkova të drejtat e mia dhe prej kësaj më kanë sakatuar. Me zor lëviz, nuk kërkoj asgjë përveç të drejtave të mia. Prangat më kanë hyrë në mish, aq shumë m’i kanë shtrënguar. I kërkoj shtetit shqiptar, të dalë e drejta, pasi nuk kisha bërë asgjë. Burgjet e Greqisë i dënojnë shqiptarët në bazë të rracizimit, pa përkthyes në gjykatë. Edhe prindërit e mi ishin të pranishëm, kanë video si prova, mund të flasin edhe ata. Jam i pafajshëm, më kanë lënë sakat. Jam i martuar dhe kam dy fëmijë, nuk mund të flas me ta në këtë gjendje”, thotë Zefi.

- Reklamë -

Një tjetër shqiptar që ndodhet në të njëjtën qeli me Saimir Zefin ka pohuar se ato që tha ky i fundit, janë të vërteta duke zbuluar se edhe atë e kanë dhunuar dhe dënuar padrejtësisht vetëm për faktin që është shqiptar.

“Unë jam nga Fieri, Nikolla quhem, çfarë ka kaluar ky djali i kam kaluar dhe unë. Punoj si kuzhinier për 20 vite. Më kanë futur në një grup për vjedhje, kur unë s’kam bërë asgjë. Më kanë dhunuar që të pranoj këtë akuzë. Ata nuk kanë asnjë lloj dokumenti për ta provuar këtë. Jam duke u përpjekur ta çoj çështjen në Gjykata më të larta. Dënohemi vetëm nga emri, se jemi shqiptar. 60% e të burgosurve shqiptar në Greqi janë të pafajshëm”, shprehet shqiptari tjetër.

Katër policët grekë kanë rënë në pranga pasi kanë torturuar të burgosurin shqiptar. Tre policët dhe shefi i tyre janë dërguar në prokurori të akuzuar për torturë dhe fyerje të rëndë. Gjithçka u zbulua pas ankesës së bërë nga i dënuari shqiptar në burgjet greke. Ky i fundit vuante dënimin për grabitje dhe trafik droge, por ende nuk është bërë me dije identiteti i tij.  

Ditën e djeshme edhe motra e Saimir Zefit ka dhënë një intervistë për mediat vendase, duke u shprehur se kishte dëgjuar vëllain e saj teksa kërkonte ndihmë nga prindërit e tij gjatë momentit që efektivët po e dhunonin në sy të tyre.

Gjithashtu lexoni:

Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit

Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

KosovaNewss 14/03/2023 14/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave
10:00 -04/06/2026
Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje
09:37 -04/06/2026
Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit
09:31 -04/06/2026
Tragjedi në Shqipëri, raportohet se është vrarë një polic
09:07 -04/06/2026
Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike
08:49 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?