KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Turner: Uashingtoni të angazhohet më shumë për zgjidhjen e ngërçit Kosovë-Serbi
Politikë

Turner: Uashingtoni të angazhohet më shumë për zgjidhjen e ngërçit Kosovë-Serbi

Kosova News
Kosova News 18:58 -20/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ligjvënësi amerikan, Mike Turner e ka shprehur nevojën për një angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuara për zbutjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, për të shmangur destabilizimin e një rajoni tjetër në Evropë ndërsa vazhdon lufta e Rusisë në Ukrainë.

Ai i ka bërë këto komente në një intervistë për Zërin e Amerikës, pas një vizite në Ballkanin Perëndimor.

Turner, kryetari i Komisionit të Përhershëm i Dhomës së Përfaqësuesve ka thënë se është i shqetësuar për tensionet e fundit mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden duhet t’iu kushtojë më shumë rëndësi çështjeve të pazgjidhura në Ballkan.

“Duam të sigurohemi që ndërsa vazhdon agresioni dhe brutaliteti i Rusisë në Ukrainë, të mos kemi një rajon tjetër në Evropë që destabilizohet apo hyn në një konflikt të pazgjidhshëm”.

Ligjvënësi Turner ka thënë se në takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ai ka bërë të qartë nevojën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si angazhim i dalë nga dialogu me Serbinë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, i cili gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

“Ky është një angazhim që është marrë dhe kryeministri duhet ta zbatojë”.

Derisa zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për pasoja si për Prishtinën ashtu edhe për Beogradin, nëse nuk i zbatojnë angazhimet e marra, ligjvënësi republikan Mike Turner ka thënë se duhet bërë përpjekje diplomatike aktive dhe për mbështetje për gjetjen e zgjidhjes.

“Mendoj se ky është momenti kur administrata e presidentit Biden duhet t’i shtojë përpjekjet e Departamentit të Shtetit, edhe pse ambasadat tona po punojnë gjerësisht për këtë çështje. Mendoj se mund të bëhet më shumë në rrugët diplomatike”.

Turner ka thënë, po ashtu, se Perëndimi duhet ta bëjë të qartë për udhëheqësit e rajonit të Ballkanit se besueshmëria e tyre është në pikëpyetje nëse nuk i zbatojnë angazhimet për të cilat janë pajtuar.

“Mendoj se Shtetet e Bashkuara duhet ta bëjnë të qartë se kjo nuk është vetëm një çështje dypalëshe mes Kosovës dhe Serbisë, por zbatimi i angazhimeve të dakorduara është një çështje shumëpalëshe mes BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës – Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe Serbisë”.

Duke folur për Serbinë, teksa Beogradi ende refuzon zbatimin e sanksioneve evropiane kundër Rusisë, Turner ka thënë se në takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq e ka bërë të qartë qëndrimin e Perëndimit.

“Mendoj se presidenti Vuçiq po ecën në fije të perit në këtë fushë, ndërsa përpiqet të ekuilibrohet në pozicionin ku ndodhet aktualisht”.

Ligjvënësi amerikan vuri në dukje investimet e shumta evropiane në Serbi dhe aspiratat e Beogradit drejt Bashkimit Evropian, duke nënvizuar se Vuçiqit përfundimisht i duhet ta bëjë një zgjedhje.

“Unë mendoj se Kongresi është i përqendruar te Ballkani, sepse kuptohet se nëse nuk zgjidhen disa nga çështjet, atëherë mund të kemi dy konflikte në Evropë. Dhe nëse po, do të jenë konflikte që lindin nga humbja e alternativave diplomatike dhe puna për gjetjen e zgjidhjeve diplomatike, dhe jo se konflikti është i pashmangshëm”, ka thënë mes tjerash ai.

Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Gjithashtu lexoni:

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Alica Kearns shpërndan reagimin e Ramës ndaj Vuçiqit për Ibrin: Kjo është diplomaci

Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë

Kosova News 20/09/2023 20/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
clear sky
31° _ 30°
31%
4 km/h
Wed
31 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C
Sat
33 °C
Sun
15 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?