Turkmenistani njoftoi sot se ka ulur ndjeshëm një zjarr gazi, që ka qenë i ndezur për gjysmë shekulli në një vend të quajtur “Porta e Ferrit”.
Zjarri ka qenë duke u djegur në shkretëtirën e Karakumit që nga viti 1971, kur shkencëtarët sovjetikë shpuan aksidentalisht në një xhep nëntokësor gazi dhe më pas vendosën ta ndezin atë.
Që atëherë, flakët kanë nxjerrë sasi masive metani, një gaz që kontribuon në ndryshimet klimatike.
Zyrtarët thanë se zjarri – i cili është bërë atraksioni kryesor turistik i vendit të izoluar – ishte trefishuar, pa specifikuar afatin kohor.
“Ndërsa më parë një shkëlqim i madh nga flakët ishte i dukshëm nga disa kilometra larg, prandaj edhe emri ‘Porta e Ferrit’, sot mbetet vetëm një burim i zbehtë djegieje”, tha Irina Luryeva, drejtoreshë në kompaninë shtetërore të energjisë Turkmengaz.
Turkmenistani – një nga vendet më të mbyllura në botë – vlerësohet të ketë rezervat e katërta më të mëdha të gazit në botë. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, është emetuesi më i madh në botë i metanit përmes rrjedhjeve të gazit – një pretendim i mohuar nga autoritetet.