KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trumpi u vendos taksë prej 35 për qind mallrave nga Serbia
Rajon

Trumpi u vendos taksë prej 35 për qind mallrave nga Serbia

Kosova News
Kosova News 11:59 -08/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar për taksa të reja të vendit të tij ndaj disa shteteve, përfshirë Serbinë dhe Bosnjën, por ka vendosur që t’i shtyjë deri muajin e ardhshëm taksat ndaj mallrave të shteteve kyçe.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se disa shtete si Japonia, Koreja e Jugut dhe Afrika e Jugut do të ballafaqohen me taksa deri në 40 për qind si pjesë e një vale të re të tarifave që pritet të hyjnë në fuqi më 1 gusht, raporton gazeta “The Guardian”.

Duke publikuar në rrjete sociale letra që u ka dërguar udhëheqësve botërorë, Trumpi i njoftoi taksat e reja amerikane ndaj shteteve si në vijim:

35 për qind për Serbinë, 30 për qind për Bosnjën, 35 për qind për Bangladeshin, 36 për qind për Kamboxhian, 32 për qind për Indonezinë, 25 për qind për Japoninë, 25 për qind për Kazakistanin, 40 për qind për Laosin, 25 për qind për Malajzinë, 40 për qind për Mianmarin, 30 për qind për Afrikën e Jugut, 25 për qind për Korenë e Jugut, 36 për qind për Tajlandën dhe 25 për qind për Tunizinë.

Trumpi gjithashtu nënshkroi një urdhër ekzekutiv të hënën me të cilin zgjatet pauza 90-ditore ndaj taksave të ashtuquajtura “reciproke” të njoftuara fillimisht në prill – praktikisht duke e kthyer afatin për bisedime tregtare më 1 gusht.

Kur u pyet nëse ky afat është i prerë, Trumpi tha: “Do të thosha i prerë, por jo 100 për qind i prerë. Nëse ata telefonojnë dhe thonë se ne do të donim të bënim diçka në një mënyrë tjetër, ne do të jemi të hapur për këtë.”

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha në një konferencë se më shumë letra do t’u dërgohen udhëheqësve më vonë këtë javë.

Trumpi është “afër” marrëveshjeve të tjera, shtoi ai, por “dëshiron që të sigurohet se ato janë marrëveshjet më të mira të mundshme”.

Letrat për udhëheqësit e shteteve ishin kryesisht të njëjta dhe me to ata u njoftuan se nuk do të ketë taksa, nëse vendet e tyre “vendosin që të ndërtojnë ose të prodhojnë produkte brenda Shteteve të Bashkuara”.

Trumpi gjithashtu kërcënoi me taksa më të larta, nëse shtetet vendosin tarifa shtesë ndaj eksporteve amerikane. “Nëse për çfarëdo arsye ju vendosni që t’i rrisni taksat tuaja, atëherë, çfarëdo numri që ju zgjedhni për t’i rritur ato, do t’i shtohet atij 25-përqindëshi që e vendosim ne” – shkroi amerikani.

Gjithashtu lexoni:

E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike të Bashkisë – po përpiqej të shpëtonte dy turistë

Mickoski: Një numër i madh i eurodeputetëve nuk mbështesin fshirjen e termeve “identiteti maqedonas” dhe “gjuha maqedonase”

Edhe Serbia goditet nga stuhitë e fuqishme, pamje që e dëshmojnë situatën kaotike në Beograd

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën “arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj

UNESCO kërkon regjistrimin e Ohrit në listën e rrezikut

Kosova News 08/07/2025 08/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Drita – Differdange, formacionet zyrtare
19:26 -08/07/2025
Instituti i Mjekësisë Ligjore mohon daljen e raportit preliminar për vdekjen e Agon Zejnullahut
18:49 -08/07/2025
Rama: Komuna do ta mbështesë edhe sivjet Festivalin e Këngës në RTK
18:45 -08/07/2025
Presidentja Osmani kërkon transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për vdekjen e 27-vjeçarit
18:19 -08/07/2025
Spanja ngre padi kundër Netanyahut për sulmin ndaj anijes ku ndodhej Greta Thunberg
17:52 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?