Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, ka emëruar të mërkurën senatorin e Floridës, Marco Rubio për Sekretar të Shtetit.
Mediat amerikane kanë raportuar këto ditë se ai pritej të emërohej në këtë pozitë.
“Marco është një udhëheqës shumë i respektuar dhe një zë shumë i fuqishëm për lirinë. Ai do të jetë një avokat i fortë për kombin tonë, një mik i vërtetë për aleatët tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë para kundërshtarëve tanë”, ka thënë Trump në një deklaratë.


