Presidenti amerikan, Donald Trump ka dalë me një reagim së fundmi në rrjetet sociale lidhur me NATO-n. Trump në postimin e tij “Truth Social” shkruan se SHBA shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër.
Ai ndër të tjera foli me shifra teksa theksoi se SHBA shpenzon 999 miliardë dollarë e ndjekur nga Britania me 90.5 miliardë dollarë. Sipas tij Gjermania paguan shumë më pak teksa e ka cilësuar si qesharake.
“Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër, deri tani, për t’i mbrojtur ato, pa përfituar ndonjë përfitim nga kjo: SHBA 999 miliardë dollarë, Mbretëria e Bashkuar, 90.5 miliardë dollarë, Franca, 66.5 miliardë dollarë, Italia, 48.8 miliardë dollarë, Polonia, 44.3 miliardë dollarë. Të tjerët, përfshirë Gjermaninë, janë SHUMË MË TË ULËT. (2014-2025) Qesharake”, shkruan Trump.



