Të paktën pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një ndërtesë banimi në zonën Linkeroever të Antverpit, në Belgjikë.
Sipas autoriteteve lokale, flakët shpërthyen në orët e para të mëngjesit, duke detyruar banorët të largoheshin me urgjencë nga ndërtesa.
Disa prej tyre u panë duke tentuar të shpëtonin duke dalë në ballkone, ndërsa ekipet e zjarrfikësve ndërhynë për t’i evakuuar.
Operacioni i shpëtimit zgjati disa orë, ndërsa zjarri u vu nën kontroll pas një ndërhyrjeje intensive.
Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur dhe autoritetet belge kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


