KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trump: Sanksione të ashpra për Rusinë, ndoshta edhe për Ukrainën
Botë

Trump: Sanksione të ashpra për Rusinë, ndoshta edhe për Ukrainën

Kosova News
Kosova News 20:03 -05/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të jenë “shumë, shumë të ashpra” me Rusinë, nëse bëhet e qartë se lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë së shpejti. Deklaratën ai e dha gjatë një takimi me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Shtëpinë e Bardhë, ku u diskutuan çështje si agresioni rus, situata në Ukrainë dhe tregtia mes dy vendeve.

Por Trump shtoi një koment që ka ngjallur reagime dhe shqetësime te aleatët e Ukrainës:

“Mund të ketë sanksione për të dyja palët, për të qenë i sinqertë. Duhen dy për të vallëzuar,” tha ai, duke lënë të hapur mundësinë që edhe Ukraina të përballet me masa ndëshkuese, raportom The Guardian.

Presidenti amerikan e përshkroi luftën si një “masakër” dhe shtoi se do të jetë i vendosur ndaj çfarëdo pale që e zgjat konfliktin:

“Është një gjakderdhje ajo që po ndodh atje. Do të jemi të ashpër, qoftë me Rusinë apo këdo tjetër.”

Ai përdori një analogji me sportin e hokejit, duke thënë se ndonjëherë lejohen palët të përplasen mes tyre para se të ndërhyhet, por theksoi se situata është shumë e ndërlikuar:

“Ka shumë urrejtje mes atyre dy burrave – mes palëve në luftë. Është një situatë shumë e vështirë.”

Trump tha gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin i kishte deklaruar se “nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të sulmonte”, si reagim ndaj sulmeve të fundit të Ukrainës brenda territorit rus.

“I thashë: mos e bëj, duhet ta ndalosh. Por ka shumë urrejtje,” tha Trump.

Kancelari gjerman Friedrich Merz u shpreh se Gjermania mbetet e përkushtuar për të ndihmuar në fundin e pushtimit rus dhe kërkoi koordinim më të ngushtë me SHBA-në në këtë drejtim. Ai kujtoi se nesër shënohet përvjetori i Ditës D dhe shtoi se:

“Kemi mbështetur Ukrainën dhe kemi ushtruar presion ndaj Rusisë. Duhet të flasim për këtë.”

Trump u përgjigj shkurt: “Do të flasim për këtë.”

Gjithashtu lexoni:

BE-ja mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale përkundër sanksioneve amerikane

Hakmarrja e Putinit, Rusia bombardon Kievin

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

NATO mblidhet në Bruksel, Rutte: Të përgatitemi për luftë

Turkmenistani zvogëlon zjarrin 50-vjeçar të quajtur ‘Porta për në Ferr’

Kosova News 05/06/2025 05/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri
21:40 -06/06/2025
Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet
21:08 -06/06/2025
Sylvinho: Serbia ka ekip të fortë, por ne luajmë për fitore
21:05 -06/06/2025
Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”
21:03 -06/06/2025
Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas
19:52 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?