KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trump propozon debat në Fox News, Harris këmbëngul te debati në ABC
Botë

Trump propozon debat në Fox News, Harris këmbëngul te debati në ABC

Kosova News
Kosova News 23:28 -03/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kandidati republikan për president, Donald Trump, propozoi mbajtjen e një debati me nënpresidenten demokrate Kamala Harris në kanalin Fox News më 4 shtator, ndërsa fushata e Harris u përgjigj se Trump po përpiqet të shmangë një debat që ishte caktuar të mbahej në ABC.

Ish-presidenti Trump tha në një postim në Truth Social të premten vonë se rregullat do të ishin të ngjashme me ato për debatin e planifikuar që më herët me presidentin Joe Biden, para se ai të tërhiqej nga gara për zgjedhjet e nëntorit.

Por në debatin e propozuar prej tij do të ishte e pranishme një audiencë në sallë dhe ai do të mbahej në Pensilvani, një nga shtetet që pritet të jenë përcaktuese për rezultatin e zgjedhjeve.

Ish-presidenti Trump dhe presidenti Biden kishin rënë dakord për një debat të dytë më 10 shtator në ABC News.

Nënpresidentja Harris, e cila të premten siguroi votat e nevojshme të delegatëve të partisë së saj për të siguruar emërimin si kandidate, tha të shtunën se ajo ka në plan të marrë pjesë në debatin e planifikuar që më parë.

“Unë do të jem atje në 10 shtator, ashtu siç ka rënë dakord (ish-presidenti Trump). Shpresoj ta shoh atje”, tha ajo në një postim në platformën X.

Zëdhënësi i Harris, Michael Tyler tha se Trump bën këtë propozim ngaqë “është i frikësuar” dhe se ekipi i fushatës së saj është i hapur të diskutojë për debate të mëtejshme pas atij të 10 shtatorit, për të cilin “të dyja fushatat kanë rënë tashmë dakord”.

Ish-presidenti Trump tha në mediat sociale se debati në televizionin ABC nuk vlen më “për faktin se nuk merr më pjesë (presidenti) Biden”.

Fushata e Trump nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment në lidhje me komentet e ekipit të Harris.

Sondazhet e fundit tregojnë një garë të ngushtë midis Harris dhe Trump, i cili kishte fituar një epërsi më të madhe ndaj Biden pas debatit të parë.

Propozimi i Trump për debatin në Fox News erdhi menjëherë pasi Komiteti Kombëtar Demokratik bëri publike një reklamë fushate të premten, ku sugjerohej se ish-presidenti “ka frikë të bëjë debat” dhe se arsyeja mund të jetë qëndrimi i tij ndaj abortit.

David Plouffe, një këshilltar i ish-presidentit Barack Obama, i cili kohët e fundit iu bashkua ekipit të fushatës së Harris, tha në X se “tani, ai duket të jetë komod vetëm në një ambient miqësor, duke u përpjekur që nga vendi i tij i preferuar Fox të mbajë një tubim të tijin dhe ta quajë atë debat. Ndoshta ai mund të përballojë vetëm një debat me dikë të moshës së tij.”

Trump është 78 vjeç, ndërsa Harris, 59 vjeç.

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 03/08/2024 03/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?