KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trump për diagnostifikimin e Bidenit me kancer: Duhet të hetojmë pse nuk e dinim shumë më herët
Botë

Trump për diagnostifikimin e Bidenit me kancer: Duhet të hetojmë pse nuk e dinim shumë më herët

Kosova News
Kosova News 14:25 -20/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur sot haptazi për diagnozën e fundit të kancerit të prostatës të ish-presidentit Joe Biden, duke shprehur keqardhje, ndërsa sugjeroi gjithashtu që situata duhet të hetohet.

Ekipi i Biden njoftoi diagnozën të dielën pasdite, duke thënë se ish-burrështetasi “u vizitua për një zbulim të ri të një nyjeje të prostatës pasi përjetoi simptoma në rritje të urinimit”.

“Të premten, ai u diagnostikua me kancer të prostatës, i karakterizuar nga një rezultat Gleason prej 9 (Grupi i Gradës 5) me metastazë në kockë”, shtoi deklarata.

“Ndërsa kjo përfaqëson një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket se është i ndjeshëm ndaj hormoneve, gjë që lejon një menaxhim efektiv”, përfundoi ekipi i Biden.

“Presidenti dhe familja e tij po shqyrtojnë opsionet e trajtimit me mjekët e tij”, u tha ndër tjera.

Duke folur me gazetarët të hënën pasdite, Trump e quajti lajmin “shumë të trishtueshëm, në fakt”.

“Jam i befasuar e dini, opinioni nuk u njoftua shumë kohë më parë sepse për të arritur në fazën e nëntë, kjo është një kohë e gjatë”, tha Trump.

“Sapo bëra kontrollin tim fizik. Kishim mjekët në Shtëpinë e Bardhë dhe në Walter Reed, i cili është një spital fantastik. Bëra një kontroll shumë të plotë fizike, duke përfshirë edhe testet njohëse”, shtoi ai.

Trump iu referua gjithashtu rënies njohëse të Biden gjatë presidencës së tij, duke deklaruar se “kushdo që kandidon për president duhet të bëjë një test njohës”.

“Ata thonë se është jokushtetuese. Por unë do të thosha se në atë rast të veçantë, kryerja e një testi njohës nuk do të ishte aq keq”, tha republikani.

Trump gjithashtu pohoi se opinioni “nuk ishte i informuar” për situatën mjekësore të Biden, dhe sugjeroi që situata duhet të hetohet.

“Mendoj se dikush do të duhet të flasë me mjekun e tij nëse është i njëjti, ose edhe nëse janë dy mjekë të ndryshëm. Pse nuk u diskutua aftësia njohëse, pse nuk u diskutua kjo? Dhe mendoj se mjeku tha se është mirë. Dhe doli që nuk është kështu. Është shumë e rrezikshme”, tha Trump.

Presidenti përfundoi duke thënë se diagnoza e kancerit është “një situatë shumë, shumë e trishtueshme dhe ndihem shumë keq për këtë”.

“Mendoj se njerëzit duhet të përpiqen të zbulojnë se çfarë ka ndodhur, sepse do t’ju tregoj unë. Nuk e di nëse kishte të bënte me spitalin”, shtoi Trump.

“Walter Reed është vërtet i mirë. Ka disa nga mjekët më të mirë që kam parë ndonjëherë. Dikush nuk po i tregon faktet”, përfundoi ai. “Është një problem i madh”, shtoi presidenti amerikan.

Gjithashtu lexoni:

Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin – shkak, gjenocidi në Gaza

Gjermania kërcënon të tërhiqet nga Eurovisioni nëse përjashtohet Izraeli

Trump thotë se është gati të “tërhiqet” nga bisedimet Ukrainë-Rusi nëse “nuk arrihet përparim”

Derisa Konkursi i Këngës në Eurovision akuzohet për manipulim votash, regjisori Martin Green: Ata kanë sistemin më të përparuar të votimit

BE do të shtojë presionin mbi Rusinë për të nxitur paqen – Kaja Kallas jep detajet

Kosova News 20/05/2025 20/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Sesko dëshiron t’i bashkohet Liverpoolit në verë
20:23 -20/05/2025
MAPL-ja i kundërpërgjigjet Asociacionit të Komunave për grantet e performancës dhe fondet e IPA-s
19:57 -20/05/2025
Hyseni njofton se është nënshkruar kontrata për stadiumin e Gjilanit
19:37 -20/05/2025
Lirohet kosovari që theri me thikë tre persona në Gjermani
19:32 -20/05/2025
Autoritetit i Konkurrencës ruan pavarësinë institucionale dhe mandatin ligjor – refuzon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga “Grupi LDK”, znj. Hykmete Bajrami
19:00 -20/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?