KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MAPL-ja i kundërpërgjigjet Asociacionit të Komunave për grantet e performancës dhe fondet e IPA-s
Lajme

MAPL-ja i kundërpërgjigjet Asociacionit të Komunave për grantet e performancës dhe fondet e IPA-s

KosovaNewss
KosovaNewss 19:57 -20/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është deklaruar mbi aplikimin për financimin e grantit të performancës së komunave, për fondet IPA.

Përmes një reagimi zyrtar, MAPL-ja thotë se është “e lumtur” që Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shprehur shqetësim për këtë proces, pasi sipas MAPL-së, “në të kaluarën, kur ish-ministrat ndërhynin në mënyrë arbitrare në grantin e performancës deri në anulimin e tij, AKK-ja rrinte e heshtur”.

“MAPL ka insistuar në çdo mënyrë që të rritet vlera e grantit. Kemi kërkuar që të ulët ndjeshëm vlera e asistencës teknike (max: të jetë 15% e vlerës totale të grantit), dhe të rritet vlera e grantit, për qëllime të investimeve kapitale në komuna.

Sa i përket financimit të grantit, ky proces nuk rrezikohet në asnjë moment, pasi Sistemi i Performancës Komunale dhe granti i bazuar në performancë komunale janë të rregulluara me ligj, dhe për këtë qellim qeveria ka planifikuar mjete për financim bazuar ne ligjin përkatës” thuhet në reagim të Ministrisë.

Gjatë ditës, AKK-ja ka reaguar ashpër ndaj MAPL-së, duke thënë se po i rrezikon fondet e IPA-s dhe po dështon të ofrojë sqarime zyrtare mbi statusin e aplikimit në fonde.

Ky është deklarimi i plotë i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal:

Lidhur me informatat tendencioze që ndërlidhen me fondet për Grantin e Performancës Komunale,  me qëllim që të informojmë opinionin me gjendjen reale, ju konfirmojmë se Ministria e Administrimit të Pushteti Lokal ka aplikuar për financimin e Grantit të Performances së Komunave (Përmes Zyrës NIPAC) për fondet IPA, që ndahen nga Komisionin Evropian.

Ne si MAPL jemi te lumtur qe AKK ka shprehur shqetësimin e tij për këtë proces, pasi ne te kaluarën kur ish-ministrat ndërhynin ne mënyrë arbitrare ne Grantin e performances deri ne anulimin e tij, madje edhe kur te gjithë donatoret shprehnin shqetësimin e tyre AKK rrinte e heshtur.

Qeveria dhe MAPL ne vitin 2022, Sistemin e Performancës Komunale dhe Grantin e bazuar në performancë komunale e kanë rregulluara me ligj, dhe ne këtë mënyrë e kemi pamundësuar ndërhyrjen arbitrare te ministrave ne këtë sistem.

MAPL ka insistuar ne çdo mënyrë qe te rritet vlera e grantit. Kemi kërkuar që të ulët ndjeshëm vlera e asistencës teknike (max: të jetë 15% e vlerës totale të grantit), dhe të rritet vlera e Grantit, për qëllime të investimeve kapitale në komuna.

Sa i përket financimit te Grantit, ky proces nuk rrezikohet ne asnjë moment, pasi Sistemi i Performancës Komunale dhe Granti i bazuar në performancë komunale janë të rregulluara me ligj, dhe për këtë qellim qeveria ka planifikuar mjete për financim bazuar ne ligjin përkatës.

Gjithashtu, ditët ne vijim qeveria e Kosovës do te zhvilloj takime direkt me BE – Komisionin Evropian, lidhur me aplikimin qe ka bere MAPL për fondet IPA.

Gjithashtu lexoni:

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi

KosovaNewss 20/05/2025 20/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?