Mbi tridhjetë objekte në kryeqytet do të kyçen në ngrohtore në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Përparim Rama përmes një postimi këtë të diele në Facebook.
‘’Pas 24 orëve punë të palodhshme të punonjësve të operatorit ekonomik e Termokos është lëshuar për qarkullim rruga “Ukshin Hoti”. Me realizimin e këtij projekti kemi bërë të mundur bashkë me kryeshefin e ndërmarrjes,Fisnik Osmani, kyçjen e 30 objekteve banesore të lagjes “Arbëria” në kryeqytet’’, ka bërë të ditur Rama.
Me përkushtim të madh e duke e dashur qytetin punët mund të kryhen shpejt dhe shumë mirë, ka shtuar më tutje i pari i Prishtinës.


