KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tri pyetje për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën
Politikë

Tri pyetje për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Kosova News
Kosova News 13:31 -27/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Procesi i liberalizmit të vizave për Kosovën, që do t’u mundësonte qytetarëve të saj lëvizje të lirë në dhjetëra vende të Evropës, zgjat tash e dhjetë vjet. Tani, duket se është në fazën finale.

Republika Çeke, e cila aktualisht ka kryesimin e Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar se diskutimi në Këshillin e BE-së për këtë proces, do të nisë më 13 tetor.

Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën qysh në vitin 2018. Por, instanca e fundit është Këshilli i BE-së, apo vendet anëtare.

Çfarë do të ndodhë e çfarë jo më 13 tetor?

Në këtë datë, nëse nuk ndryshon plani, grupi punues për vizat në Këshill do të ketë në rend dite – për herë të parë – temën e liberalizimit të vizave për Kosovën.

- Reklamë -

Ky do të jetë fillimi i procesit në Këshill dhe jo fundi i tij, pasi në këtë datë do të nisë procedura, e cila do të çojë drejt vendimit formal për liberalizimin e vizave.

Cilët do të jenë hapat pas diskutimeve në Këshillin e BE-së?

Në takimin e grupit punues për vizat në Këshill do të shqyrtohet raporti i përditësuar teknik nga Komisioni Evropian për përmbushjen e kushteve nga ana e Kosovës.

Nëse ka pajtim mes vendeve anëtare të BE-së, atëherë tek ambasadorët e këtyre vendeve do të bartet përgjegjësia që të japin dritën e gjelbër për nisjen e diskutimeve trepalëshe – mes Parlamentit Evropian, Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian.

Marrë parasysh se Komisioni dhe Parlamenti nuk kanë asnjë rezervë për liberalizimin e vizave për Kosovën, kjo procedurë pritet të përmbyllet shpejt.

Kur në këto diskutime të arrihet pajtimi, atëherë të njëjtin do ta konfirmojnë formalisht edhe ambasadorët e vendeve anëtare.

Kjo mund të ndodhë në muajin nëntor, nëse ka vullnet politik.

Vendimi, më pas, votohet në komisionin përkatës të Parlamentit Evropian, e pastaj edhe në seancë plenare.

Pasi Parlamenti të votojë formalisht, përfaqësuesit e vendeve anëtare, me shumicë të kualifikuar, votojnë po ashtu për këtë vendim.

Hap i radhës është konfirmimi i vendimit edhe nga ministrat e vendeve anëtare në Këshill.

E gjithë kjo, sipas pritjeve të disa diplomatëve evropianë, mund të ndodhë deri në fund të këtij viti.

Hapi i fundit, pastaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së, me çka edhe caktohet data e hyrjes në fuqi të vendimit.

A ekziston mbështetja e vendeve anëtare në Këshill?

Mbështetja nga shumica e vendeve anëtare ekziston tash e një kohë të gjatë. Por, për shkak të kundërshtimeve apo rezervave nga disa vende të rëndësishme, si Franca dhe Holanda, liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është vënë në rend dite në Këshill.

Tash, sipas vlerësimeve të diplomatëve, mbështetja është rritur shumë. Për më tepër, disa burime thonë se, kohëve të fundit, nuk është dëgjuar asnjë zë kundër nga vendet anëtare. Këto qëndrime janë shprehur edhe në takime të ndryshme të nivelit politik.

Megjithatë, diskutimet në grupin punues në Këshill dhe më pas në mes të ambasadorëve do të jenë testi kryesor i disponimit të vendeve anëtare.

Diplomatët në Bruksel vlerësojnë se janë dy arsye kryesore që shkojnë në favor të liberalizimit të vizave.

Një është fakti se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret teknike nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian e ka konfirmuar këtë – gjë për të cilën pajtohen tani edhe shumica e madhe e vendeve anëtare.

Arsye e dytë është ai që vlerësohet si moment i përshtatshëm politik, në të cilin BE-ja, përmes liberalizimit të vizave për Kosovën, dëshiron të dëshmojë se është e përkushtuar ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe është e gatshme t’i shpërblejë ato vende që i përmbushin kriteret dhe shënojnë përparim.

Në këto argumente është thirrur edhe Presidenca çeke e Këshillit të BE-së kur ka kërkuar nga vendet anëtare që të mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën – vendin e vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon ende një regjim të tillë.

Gjithashtu lexoni:

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Kosova News 27/09/2022 27/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë
12:27 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?