KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tri medalje të bronzta për xhudistët kosovarë deri më tani
Sport

Tri medalje të bronzta për xhudistët kosovarë deri më tani

Kosova News
Kosova News 20:09 -28/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Plot tri medalje të bronzta i kanë fituar xhudistët e Kosovës të premten në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të premten ishte dita e parë e garave të xhudos. Ndonëse është pritur që Kosova të fitojë edhe të arta, bilanci prej tri medaljeve është për t’u vlerësuar.

Kosova tashmë i ka katër medalje në “Taranto 2026”, ndërsa të tjera priten të shtunën, kur vazhdojnë garat e xhudos.

Të premten medalje të bronzta fituan Akil Gjakova në kategorinë deri 73 kilogramë, Fatjona Kasapi në kategorinë deri 52 kilogramë dhe Flaka Loxha në kategorinë deri 57 kilogramë.

Gjithsej garuan pesë xhudistë. Dardan Cena në kategorinë deri 81 kilogramë dhe Erza Muminoviq në kategorinë deri 48 kilogramë, i humbën luftërat për vendin e tretë. U renditën në pozitën e pestë.

Të shtunën garojnë Laura Fazliu në kategorinë deri 63 kilogramë dhe Shpati Zekaj në kategorinë deri 100 kilogramë. Sportistja më e mirë në vend, Distria Krasniqi, nuk garon në Taranto.

Të enjten boksierja Donjeta Sadiku fitoi të artën në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Dhe të premten, ashtu si pritej, xhudistët sollën medalje. Në tri edicionet e deritashme të Lojërave Mesdhetare, xhudistët e kryemjeshtrit Driton Kuka, i sollën Kosovës plot 12 medalje. Ky numër me shumë mundësi do të rritet të shtunën.

Gjithashtu lexoni:

Tërhiqen serbët, nuk zhvillohet ndeshja Kosovë–Serbi në 3×3

Birmingham City bën ofertë për sulmuesin e Shqipërisë

Ambasadori italian diskuton me Haxhiun për krijimin e institucioneve

Konjufca uron Sadikun për medaljen e artë: Moment krenarie për Kosovën

Drita eliminohet nga Inter D’Escaldes pas gjuajtjes së penalltive

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?