Skuadra nga Kosova, Trepça ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e tretë të FIBA Europe Cup.
Trepça u mposht nga ZZ Leidenin me rezultat të ngushtë 80:76.
Ndeshja ishte mjaftë e barabartë dhe çereku i parë përfundoi me vetëm një pikë dallim 23:22.
Edhe periudha e dytë i takoi vendasit me shifrat 18:15.
Trepça e filloi më mirë pjesën e dytë, duke e rrëmbyer çerekun e tretë, por që nuk ishte i mjaftueshëm për të shmangur humbjen.
Holandezët kanë nga tri fitore e një humbje, ndërsa mitrovicasit kanë pësuar tri humbje në tri ndeshje.
Te ‘Xehetarët’ u dalluan Darnell Edge me 20 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime dhe Kevin Davis me 19 pikë e tri kërcime.
Ndeshja e ardhshme do të jetë më 22 nëntor kundër BCM Gravelines Dunkerque në “Minatori”.
Fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës ishin mundur nga ZZ Leiden në Mitrovicë me shifrat 54:84