KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trendafilova: Tash për tash nuk ka aktakuza të reja, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, rasti më i madh
Siguri

Trendafilova: Tash për tash nuk ka aktakuza të reja, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, rasti më i madh

Kosova News
Kosova News 13:06 -23/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova,  ka folur sërish për fillimin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. 

Trendafilova ka thënë se bëhet fjalë për një rast shumë voluminoz dhe të vështirë. Sipas saj gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së mund të nisë në fund të këtij viti, apo në fillim të vitit të ardhshëm.

“Siç theksova, ky është një rast shumë i gjerë dhe është shumë i vështirë. Sigurisht që i ndjek, me aq sa kam mundësi sepse kam detyrime të tjera, disa nga seancat, edhe parashtresat. Informacioni impresionues që mbrojtja shpalli në konferencën e fundit të statusit, e cila ishte publike, është se numri i faqeve të provave po i afrohet një milioni. Pra, ky është me të vërtetë rast me shumë dëshmitarë. Prokurori aktualisht po shqyrton më shumë se 318. Mbrojtja ka të drejtë të paraqesë sa më shumë prova dhe dëshmitarë që do të jenë të dobishëm për ta. Por duke pasur parasysh progresin në procedurën paraprake, si gjyqtari i procedurës paraprake ashtu edhe kolegji i apelit i zgjidhën të gjitha propozimet lidhur me juridiksionin, pranueshmërinë e kërkesave dhe mangësitë në aktakuzë. Vlerësimi im është se mund të ndodhë, kush e di, deri në fund të këtij viti. Por ky është një spekulim i pastër nga ana ime”, ka thënë ajo në një intervistë për Kossev, transmeton KosovaNews.

Trendafilova ka folur edhe për vizitën në Kosovë, ndonëse të mërkurën u detyrua të anulojë një aktivitet në Gjilan, të cilin e bëri përmes platformave online.

“Kjo është vizita ime e parë në Kosovë pas pandemisë. Më parë, kam pasur takime përmes Zoom, si një takim me shoqërinë civile në fillim të korrikut. Ky është në fund të fundit qëllimi më i rëndësishëm i vizitës sime. Sepse kjo është ajo që bëjmë ne, ajo që bëj unë personalisht, është transparente, profesionale. Dua të takoj njerëz, njerëz të thjeshtë, kjo do të thotë jo domosdoshmërisht juristë, sepse është e rëndësishme të flasësh dhe me pyetjet drejtuar meje të shmanget çdo keqkuptim apo mangësi kur bëhet fjalë për aktivitetet tona informuese”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Kosova News 23/09/2022 23/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona
18:23 -12/07/2026
Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
17:58 -12/07/2026
Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?