Pak momente më parë është përfshirë nga zjarri një hapësirë tek Tregu i Gjelbër në Prishtinë.
Ekipet e zjarrfikësve shihet se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke fikur zjarrin.
Deri më tani nuk dihen arsyet se çfarë ka shkaktuar zjarrin.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje që çfarë ka ndodhur në atë pjesë të kryeqytetit.


