Dy gra dhe një burrë u vranë në sulmin e mëngjesit të së enjtes pranë hyrjes së Jerusalemit.
Rabini Elimelech Vaserman, 73 vjeç, u vra nga 2 terroristë të enjten në mëngjes në një sulm me armë zjarri në një stacion autobusi, njofton mediumi izraelit i24NEWS.
Ministri i Çështjeve Fetare i Shtetit të Izraelit, Michael Malchieli, tha se Vaserman kishte shërbyer si gjyqtar në Gjykatën Rabinike të Ashdod, duke e quajtur atë një nga gjyqtarët më të rëndësishëm dhe veteran në sistemin gjyqësor rabinik.
Hanna Ifargan, 60 vjeçe, ishte viktima e dytë që u identifikua. Ajo ishte drejtore e Beit Yaakov Bnos Hadassah, një shkollë fetare ditore për vajza në Beit Shemesh. Libia Dikman, 24 vjeçe, u konfirmua e vdekur në vendin e sulmit.
Dy terroristë nga Jerusalemi Lindor kryen sulmin me armë zjarri në një stacion autobusi në hyrje të Jerusalemit të enjten në mëngjes duke përdorur një pushkë automatike M16 dhe një pistoletë. Kohë më parë, të dy vëllezërit kanë qenë të dënuar në burgjet izraelite dhe ishin të lidhur me Hamasin.


