Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt tre të dyshuarit – dy shtetas të Kosovës dhe një i Shqipërisë – se kishin sulmuar policët në Merdarë.
Sipas njoftimit, tre të arrestuarit kishin bërë tejkalime në kolonën e veturave që ishin në kufirin me Serbinë derisa të dyshuarit nuk kishin zbatuar urdhrat e Policisë.
“Njësitet policore kanë ndaluar dy vetura të cilat kishin tejkaluar kolonën derisa prisnin për të kaluar kufirin. Pas intervenimit të policisë, për parandalim të tejkalimit dhe kërkesës për kthim në kolonë, tre persona të dyshuar nuk kanë zbatuar udhëzimet zyrtare dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë. Lidhur me rastin situata është vënë nën kontrollë, dhe personat e dyshuar dy kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë janë shoqëruar në stacionin policor. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.


