Dren Rexhepi, trajneri i njohur kosovar i fitnesit, ka krijuar një aplikacion të ri për ushtrime të quajtur ‘Gym Drip‘,
‘Gym Drip’ është platforma e parë inovative në Kosovë që ofron planifikime të personalizuara të ushtrimeve dhe dietave për klientët e tij.
Aplikacioni përmban tri lloje të dietave: vegane, vegjetariane dhe për konsumatorët e mishit. Pasi jepni të dhënat tuaja, aplikacioni ju jep një dietë të personalizuar që përshtatet me synimin dhe nevojat e organizmit tuaj.
Përveç kësaj, aplikacioni përmban video të ushtrimeve që tregojnë si të bëhen ato, në mënyrë që klientët të jenë në gjendje t’i ushtrojnë ato saktësisht.
Për të shijuar të gjitha këto, klientët mund të zgjedhin të paguajnë për planin e ushtrimeve dhe dietën për vetëm 50 euro.
Po ashtu, Dreni ofron shërbime trajnimi në mënyrë private për klientët e tij dhe personat tjerë padyshim. Ju mund ta kontaktoni atë dhe të diskutoni opsionet e trajnimit dhe çmimet.
Në një botë të ngarkuar me stres dhe rutinë, ‘Gym Drip’ është aplikacioni që do të ndryshojë mënyrën se si ushtrojmë dhe ushqehemi për një jetë më të shëndetshme dhe të lumtur.
