KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tragjedi në Itali, tie teleferiku, humbin jetën katër persona
Botë

Tragjedi në Itali, tie teleferiku, humbin jetën katër persona

Kosova News
Kosova News 08:39 -18/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Katër persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë pas rrëzimit të një teleferiku pranë qytetit Castellammare di Stabia, në Italinë jugore.

Ngjarja ndodhi pasi një kabllo e teleferikut që transportonte turistët drejt malit Faito, rreth tre kilometra larg qytetit, u këput, duke shkaktuar rrëzimin tragjik të një prej kabinave.

“Katër trupa të pajetë u gjetën, ndërsa personi i pestë i lënduar u shpëtua dhe u dërgua në spital”, konfirmoi departamenti i zjarrfikësve përmes një postimi në Telegram.

Sipas autoriteteve lokale, operacionet e shpëtimit u vështirësuan nga kushtet e pafavorshme atmosferike, përfshirë mjegullën e dendur dhe erërat e forta. Në vendngjarje ndërhynë mbi 50 zjarrfikës.

Një nga kabinat e teleferikut, me 16 pasagjerë në bord, ndodhej pranë qytetit dhe u vendos me sukses në tokë të sigurt.

Ndërkohë, kabina tjetër ishte e varur mbi një greminë në malin Faito, gjë që vonoi ndjeshëm ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Teleferiku ishte rihapur vetëm dhjetë ditë më parë për sezonin veror. Prokuroria ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

“Teleferiku u rihap me të gjitha kushtet e kërkuara të sigurisë. Ajo që ndodhi është një tragjedi e paimagjinueshme dhe e paparashikueshme,” deklaroi Umberto de Gregorio, drejtues i kompanisë që menaxhon teleferikun.

Ngushëllimet për viktimat u shprehën edhe nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, përmes një deklarate të zyrës së saj.

Teleferiku funksionon që nga viti 1952. Aksidente të ngjashme kanë ndodhur më parë në Itali – në vitin 1960 një tjetër incident në të njëjtin teleferik la katër të vdekur, ndërsa në vitin 2021 një tjetër tragjedi në veriun e Italisë mori jetën e 14 personave/rtsh

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 18/04/2025 18/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?