KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tragjedi në Indi: Të paktën 36 të vdekur në një miting politik, mes tyre dhe fëmijë
Botë

Tragjedi në Indi: Të paktën 36 të vdekur në një miting politik, mes tyre dhe fëmijë

Kosova News
Kosova News 23:23 -27/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një miting elektoral në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu, u shndërrua në tragjedi të shtunën, ku të paktën 36 persona, mes tyre edhe fëmijë, humbën jetën pas një shtypjeje masive në turmë.

Dhjetëra mijëra qytetarë ishin mbledhur në qarkun Karur për të marrë pjesë në një aktivitet fushate të aktorit të kthyer në politikan, Vijay. Ngjarja, sipas mediave lokale, ishte shtyrë me disa orë, ndërsa pamjet e transmetuara në televizion treguan njerëz që binin të fikët nga mbipopullimi dhe mungesa e ajrit, raporton BBC.

Ministri i Shëndetësisë i Tamil Nadu, Ma Subramanian, konfirmoi se viktimat përfshinin të paktën 16 gra, nëntë burra dhe gjashtë fëmijë. Më shumë se 50 persona të tjerë janë plagosur.

Kryeministri i shtetit, MK Stalin, tha se mjekë nga qarqe të afërta janë thirrur për të dhënë ndihmë shtesë, ndërsa familjeve të viktimave do t’u jepet një kompensim prej një milion rupish (rreth 11 mijë e 300 dollarë). Ai theksoi se është hapur një hetim mbi incidentin.

Në një reagim publik, Vijay shprehu “dhimbjen e madhe” dhe tha se zemra e tij ishte “e thyer” nga humbja e jetëve. Ai u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

Edhe Kryeministri indian, Narendra Modi, reagoi në rrjetin X, duke e quajtur ngjarjen “të trishtë” dhe “thellësisht të dhimbshme”.

Ngjarje të tilla fatale nuk janë të rralla në Indi. Vetëm këtë vit janë shënuar disa incidente të ngjashme, përfshirë shtypje masive gjatë festivalit hindu Kumbh Mela dhe jashtë një stadiumi kriketi.

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 27/09/2025 27/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?