Dy persona janë arrestuar të shtunën në Podujevë, nën dyshimin se e kanë trafikuar një vajzë.
Policia ka njoftuar se arrestimi i tyre ka ndodhur rreth orës 13:00.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
TRAFIKIM ME NJERËZ/Podujevë (NN) 17.09.2022 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin e bazuar se ishin duke e trafikuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


